{"id":100,"date":"2021-05-12T10:35:10","date_gmt":"2021-05-12T10:35:10","guid":{"rendered":"https:\/\/storylab.al\/zine\/?p=100"},"modified":"2024-02-13T15:28:00","modified_gmt":"2024-02-13T15:28:00","slug":"lindje-dhe-perendim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/storylab.al\/zine\/lindje-dhe-perendim\/","title":{"rendered":"Lindje dhe per\u00ebndim"},"content":{"rendered":"\n<p>nga Fllanza Hoxha<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"663\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0002-663x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-157\" srcset=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0002-663x1024.jpg 663w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0002-194x300.jpg 194w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0002.jpg 727w\" sizes=\"auto, (max-width: 663px) 100vw, 663px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Shpirti i l\u00ebngut t\u00eb nxeht\u00eb me lule kamomili po avullohet. E pash\u00eb, u ngjit diku lart.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk dua q\u00eb era ta marr\u00eb me vete &#8216;pluhurin&#8217; q\u00eb ka mbetur. Ngadal\u00eb, prej lakmis\u00eb, po e marr\u00eb n\u00eb duar, po e varros trupin brenda trupit tim, po e mbuloj at\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb pas gll\u00ebnjke\u2026 kaq e pat, mori fund.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;jet\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr pak humbas n\u00eb labirinthin e mendimeve. Rrug\u00ebn e gjej duke ndjekur z\u00ebrin e zymt\u00eb q\u00eb m\u00eb th\u00ebrret. E fundit flet\u00eb, po m\u00eb pret. I p\u00ebrgjigjem lapsit dhe nis t\u00eb shkruaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam ulur n\u00eb tavolin\u00ebn me nj\u00eb karrig\u00eb prej druri, p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb sime t\u00eb mbushur me tr\u00ebndafila t\u00eb verdh\u00eb. T\u00eb preferuarit e mi. Prapa sht\u00ebpis\u00eb, jo af\u00ebr, merr frym\u00eb nj\u00eb lum\u00eb. Ura pak-hap\u00ebshe, mbi rrjedh\u00ebn e tij,&nbsp; tregon se sa vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb aq e nxir\u00eb. E buz\u00eb shtratit t\u00eb lumit kullot\u00eb tufa e dhenve q\u00eb kam l\u00ebshuar. Bleg\u00ebrima e tyre n\u00eb harmoni me cic\u00ebrim\u00ebn e zogjve \u00ebsht\u00eb melodia q\u00eb k\u00ebtu kurr\u00eb nuk ndalet. Zogjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit, po m\u00eb thon\u00eb q\u00eb z\u00ebri im \u00ebsht\u00eb ngjirur tashm\u00eb. M\u00eb tutje disa pisha si rrokaqiej skulpturash t\u00eb gdhendura n\u00eb dru. P\u00ebrball\u00eb, kur shikoj, mbushem buz\u00eb m\u00eb buz\u00eb me freski. Aty ngjeshet nj\u00eb fush\u00eb e blert\u00eb. Ku lind, \u00e7do dit\u00eb, ndonj\u00eb lul\u00eb-kuqe, t\u00eb cilat m\u00eb bashkojn\u00eb mua me pik\u00ebn q\u00eb nuk ka mbarim. Lart, nj\u00eb det i pafund me val\u00eb r\u00e9sh q\u00eb ngjajn\u00eb si shkum\u00eb. Q\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb zhytur dielli n\u00eb t\u00eb dhe vet\u00ebm rrezaton me buz\u00ebqeshjen e tij. Ngjason si f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dikush po vjen nga ana e shpin\u00ebs sime. Po d\u00ebgjohen disa hapa t\u00eb but\u00eb. Po afrohet. Oh, ma ndjeu, e di kush \u00ebsht\u00eb. \u00cbsht\u00eb Larusha, bota ime. Dhe ja ku ec\u00ebn n\u00eb mes k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia. Sillet rreth tyre sikur t&#8217;i ket\u00eb humbur di\u00e7ka. Tash, nuk m\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrrusem edhe shum\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrk\u00ebdhel. Fillon t\u00eb shtriqet dhe v\u00eb n\u00eb pah t\u00eb gjith\u00eb rrath\u00ebt e zinj t\u00eb pikturuara n\u00eb g\u00ebzofin e saj t\u00eb bardh\u00eb. M\u00eb largohet dhe duart m\u00eb mbesin pezull. Duke i shikuar v\u00ebrej se sa kan\u00eb ndryshuar. Jo, ato t\u00eb nj\u00ebjtat jan\u00eb, por duket q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim. Duket q\u00eb di\u00e7ka ka ngjar\u00eb me to.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;kujtim!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-media-text alignwide has-media-on-the-right is-stacked-on-mobile\"><div class=\"wp-block-media-text__content\">\n<p>Dikur, n\u00eb qytetin e quajtur Hon ka jetuar nj\u00eb familje, prej n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh. N\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi nuk d\u00ebgjohej tjet\u00ebr ve\u00e7se z\u00ebri i trash\u00eb urdh\u00ebror. Edhe vet\u00eb sht\u00ebpia trembej, nuk guxonte ta lejonte drit\u00ebn q\u00eb t\u00eb futej brenda. Gjithmon\u00eb ishte vet\u00ebm nat\u00eb. Por, puna brenda nuk pushonte, fal\u00eb gruas s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ishte me barr\u00eb. Trupi i saj arom\u00eb gjelle kthente n\u00eb jet\u00eb edhe lulet e thara n\u00ebp\u00ebr dritare. E folura e saj l\u00ebshonte tinguj vet\u00ebm p\u00ebr zemr\u00ebn. Kujdesi q\u00eb tregonte p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ishte arma e vetme e ftoht\u00eb kundrejt c\u00ebnimeve q\u00eb binin mbi to. P\u00ebr shtat\u00eb vajzat e saj, ajo ishte e vetmja mrekulli n\u00eb jet\u00ebn e tyre. <\/p>\n<\/div><figure class=\"wp-block-media-text__media\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"644\" src=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0004-e1631647085689-1024x644.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-159 size-full\" srcset=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0004-e1631647085689-1024x644.jpg 1024w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0004-e1631647085689-300x189.jpg 300w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0004-e1631647085689-768x483.jpg 768w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0004-e1631647085689.jpg 1219w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha ishin t\u00eb st\u00ebrlodhura nga prangat plot ndryshk. Gjenin prehje dhe ngush\u00eblloheshin vet\u00ebm kur ledhatoheshin dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Aq sa afrohej dita p\u00ebr t\u00eb lindur e \u00ebma, aq iu shtohej vullneti p\u00ebr t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur veten e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Erdhi edhe ajo dit\u00eb. P\u00ebrkrah t\u00eb qarave plot \u00ebmb\u00eblsi t\u00eb bebes d\u00ebgjoheshin edhe t\u00eb qarat n\u00eb form\u00eb agresioni t\u00eb z\u00ebrit urdh\u00ebror. Nuk ishte pritur q\u00eb t\u00eb ishte vajz\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, plot dit\u00eb me radh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ishte shpallur zia. T\u00eb shkretat, qanin e b\u00ebnin pellg lot\u00ebsh. E sodisnin nga larg t\u00eb bij\u00ebz\u00ebn dhe t\u00eb mot\u00ebrz\u00ebn, duke dashur ta merrnin n\u00eb krah\u00eb e t\u00eb ngroheshin pran\u00eb saj. Ishte aq e vog\u00ebl, si drita n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb tuneli. P\u00ebr fatin e saj, as nuk e pag\u00ebzuan. Mbeti vajz\u00eb pa em\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;vajz\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u b\u00eb 10 vje\u00e7 ia pren\u00eb rrug\u00ebn drejt loj\u00ebs dhe ndritjes. E mbush\u00ebn at\u00eb rrug\u00eb me male gur\u00ebsh \u00e7do hap. U frik\u00ebsuan se dija e saj do t&#8217;i lidhej si lak n\u00eb qaf\u00ebn e tyre q\u00eb nuk mbante asnj\u00eb fytyr\u00eb. Ajo u dukej e gjall\u00eb, u ngjallte m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb atyre t\u00eb pashpirt\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"783\" height=\"969\" src=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0003.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-158\" srcset=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0003.jpg 783w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0003-242x300.jpg 242w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0003-768x950.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 783px) 100vw, 783px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Vajza besonte q\u00eb edhe \u00ebndrrat e nat\u00ebs mund t&#8217;i realizonte. P\u00ebrbrenda i vlonte nj\u00eb fuqi hyjnore. Kishte nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb vete. Brenda kat\u00ebr mureve, sepse nuk e linin t\u00eb dilte jasht\u00eb, ajo qeshte duke imagjinuar veten mbi dragoin e saj fluturues. K\u00ebrcente rreth e rrotull sallonit. \u00c7do gj\u00eb brenda dhom\u00ebs e shikonin me \u00ebndje se si fluskonte dhe shp\u00ebrthente n\u00eb lot g\u00ebzimi. K\u00ebndonte e k\u00ebndonte. Kur lodhej e i nevojitej t\u00eb pushonte, ulej pran\u00eb dritares. Aty rrinte shoku i saj prej krimbi, q\u00eb q\u00ebndronte picingulthi dhe i dukej fort i \u00e7uditsh\u00ebm. Bisedonte me t\u00eb aq sa m\u00ebrzitej, e ai nuk i kthente asgj\u00eb si p\u00ebrgjigje. Por i p\u00eblqente t\u00eb qante hallet vet\u00ebm me t\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Brenda kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme edhe vajza e vog\u00ebl kishte p\u00ebrjetuar t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishin ngjar\u00eb me motrat e saj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe edhe moti ishte i lig\u00eb, hekur. T\u2019i thante eshtrat era e ftoht\u00eb. Vajza ishte m\u00ebsuar me t\u00eb gjitha pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. I duhej t\u00eb \u00e7ante edhe drut\u00eb q\u00eb t\u00eb ndizte zjarrin p\u00ebr t&#8217;u ngrohur brenda n\u00eb sht\u00ebpi. Sa her\u00eb e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb dhe e v\u00ebrenin, i thoshin se \u00ebsht\u00eb lindur gabim dhe duhej t\u00eb qe djal\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Habiteshin nga forca q\u00eb kishte. Nuk dinte askush se si ta th\u00ebrrisnin. T\u00eb gjith\u00eb e quanin sipas qejfit t\u00eb tyre, ashtu si u konvenonte. E quanin &#8220;e paafta&#8221; at\u00ebher\u00eb kur p\u00ebr nga natyra ndihej e lodhur dhe nuk mund t&#8217;i kryente pun\u00ebt q\u00eb i thoshin t\u00eb b\u00ebnte. Dikush tjet\u00ebr e quante &#8220;e p\u00ebrdala&#8221; vet\u00ebm se lyente faqet me t\u00eb kuqe. I f\u00ebshk\u00ebllenin &#8220;e bukura&#8221; ata q\u00eb e shikonin me nj\u00eb sy tjet\u00ebr. Krahas babait t\u00eb saj q\u00eb e la pa em\u00ebr, ajo kishte m\u00eb s\u00eb shumti emra n\u00eb qytet, pa i merituar. Por kjo t\u00eb gjitha i duronte.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>U mbajt n\u00eb heshtje, deri n\u00eb nj\u00eb moment, at\u00ebher\u00eb kur d\u00ebgjoi t\u00eb flisnin se kishin vendosur ta martonin. Filloi t\u00eb \u00e7strukej nga gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishin m\u00ebsuar t\u00eb rrinte. Ishte aq e guximshme, sa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte ajo q\u00eb e theu at\u00eb akullin e pavler\u00eb. U ndesh ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me shpirtkazm\u00ebn e asaj familjeje. Syt\u00eb e saj k\u00ebrcitnin flak\u00eb. Gjoksi i murmuronte. Duarve t\u00eb saja t\u00eb b\u00ebra grusht ua ndalte frym\u00ebn nga shtr\u00ebngimi q\u00eb ua b\u00ebnte. Kudo lindte mllef. Sht\u00ebpia bu\u00e7iste.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fatin e mjer\u00eb, z\u00ebri urdh\u00ebror urdh\u00ebroi. Data e martes\u00ebs u caktua dhe brenda dy jav\u00ebve vajza do t\u00eb linte sht\u00ebpin\u00eb e saj. Por, se ku do t\u00eb shkonte e vendosi vet\u00eb ajo, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha pengesat dhe rreziqet q\u00eb mund t\u00eb krijoheshin. Kishte shpirt luftarak, donte t\u00eb jetonte lirin\u00eb q\u00eb ishte e drejta e saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur i planifikoi t\u00eb gjitha, n\u00eb dit\u00ebn e dasm\u00ebs, para se t\u00eb nisej, shkoi t\u00eb ndahej me krimbin q\u00eb nuk ishte m\u00eb krimb. N\u00eb vend t\u00eb shokut, tash, ishte nj\u00eb shoqe prej fluture. Vajza i tregoi gjith\u00e7ka dhe, se nuk do t\u00eb shkonte te ai q\u00eb nuk e donte. Flutura iu ndal n\u00eb dor\u00ebn e saj sikur ta pyeste se si kishte nd\u00ebrmend t&#8217;ia b\u00ebnte, sikur i qante hall. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb mori p\u00ebrgjigje, nga g\u00ebzimi l\u00ebshoi flutur\u00ebn n\u00eb vendin e saj dhe rrahu krah\u00ebt. Dhe, vajza i tha: Po iki t\u00eb shp\u00ebtoj. Po shkoj aty ku nuk mund t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb dot askush. Po shkoj n\u00eb fshat.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fshatin Mishma!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb ish-tok\u00eb e djerr\u00eb, me dh\u00e9 t\u00eb that\u00eb. Pa pik\u00eb shiu i r\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb. Larg qytetit, larg \u00e7dokujt. Vajza kishte zgjedhur me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat. Ajo e dinte rrug\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb. Por, askush nuk guxonte t\u00eb shkelte aty. Historia e atij vendi ua b\u00ebnte mishin kokrra-kokrra, edhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, para lindjes s\u00eb vajz\u00ebs, shum\u00eb m\u00ebsues, gazetar\u00eb, avokat\u00eb e shkrimtar\u00eb u vran\u00eb, jo nga t\u00eb huajt, por nga bashk\u00ebatdhetar\u00ebt e tyre dhe, i varros\u00ebn po aty. Sistemin e b\u00ebn\u00eb t\u00eb atill\u00eb. Nuk kishte liri shprehjeje, e m\u00eb hi\u00e7 t\u00eb l\u00ebvizjes. Faji i vet\u00ebm i t\u00eb vrar\u00ebve ishte dashuria p\u00ebr nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr ringjalljes t\u00eb \u00e7do cepi t\u00eb shuar, qoft\u00eb edhe nga natyra. Pavet\u00ebdija e t\u00eb tjer\u00ebve bashk\u00eb me eg\u00ebrsin\u00eb nuk i lan\u00eb t\u00eb frymojn\u00eb as p\u00ebr veten e tyre. Toka e k\u00ebtyre varreve ushqehej edhe me f\u00ebmij\u00ebt e atyre njer\u00ebzve t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebshtu, i lan\u00eb edhe pa pasardh\u00ebs, q\u00eb as guximi i tyre t\u00eb mos trash\u00ebgohej. Toka e zez\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb fat: t\u00eb jetohej nga mishra t\u00eb trupave q\u00eb dikur mbanin shpirtin e shenjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajza mb\u00ebrriti. Ajo nuk u frik\u00ebsua, p\u00ebrkundrazi, ai vend e t\u00ebrhoqi. S\u00eb pari, mbolli nj\u00eb lule. Pastaj, shkuan muaj e vite p\u00ebr t&#8217;u adaptuar. Vet\u00ebm ajo e di se \u00e7&#8217;jet\u00eb ka b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">***<\/p>\n\n\n\n<p>Duart me shum\u00eb rrudha po m\u00eb dridhen. Po e ndjej z\u00ebrin e uritur t\u00eb tok\u00ebs ku kam jetuar p\u00ebr shum\u00eb vjet: m\u00eb th\u00ebrret. E un\u00eb ngadal\u00eb po per\u00ebndoj. Po e l\u00eb edhe frym\u00ebn e fundit, t\u00eb jet\u00eb mburoj\u00eb e fshatit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"644\" height=\"511\" data-id=\"161\" src=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/240940898_583911872783383_5675638937879871711_n-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-161\" srcset=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/240940898_583911872783383_5675638937879871711_n-1.jpg 644w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/240940898_583911872783383_5675638937879871711_n-1-300x238.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 644px) 100vw, 644px\" \/><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Amanet ditarin tim!<\/p>\n\n\n\n<p>Shihemi n\u00eb amshim.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p><strong>Fllanza Hoxha<\/strong> \u00ebsht\u00eb nga Prizreni. P\u00ebr momentin, vijon studimet e nivelit bachelor n\u00eb Universitetin \u201cUkshin Hoti\u201d n\u00eb Prizren. \u00cbsht\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb studimeve n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb, dega Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lindje dhe per\u00ebndim | nga Fllanza Hoxha<\/p>\n<p>Erdhi edhe ajo dit\u00eb. P\u00ebrkrah t\u00eb qarave plot \u00ebmb\u00eblsi t\u00eb bebes d\u00ebgjoheshin edhe t\u00eb qarat n\u00eb form\u00eb agresioni t\u00eb z\u00ebrit urdh\u00ebror. Nuk ishte pritur q\u00eb t\u00eb ishte vajz\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, plot dit\u00eb me radh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ishte shpallur zia. T\u00eb shkretat, qanin e b\u00ebnin pellg lot\u00ebsh. E sodisnin nga larg t\u00eb bij\u00ebz\u00ebn dhe t\u00eb mot\u00ebrz\u00ebn, duke dashur ta merrnin n\u00eb krah\u00eb e t\u00eb ngroheshin pran\u00eb saj. Ishte aq e vog\u00ebl, si drita n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb tuneli. P\u00ebr fatin e saj, as nuk e pag\u00ebzuan. Mbeti vajz\u00eb pa em\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":157,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fiction"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/scan0002.jpg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":169,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100\/revisions\/169"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}