{"id":6,"date":"2021-05-12T13:59:25","date_gmt":"2021-05-12T13:59:25","guid":{"rendered":"https:\/\/storylab.al\/zine\/?p=6"},"modified":"2021-05-12T15:25:29","modified_gmt":"2021-05-12T15:25:29","slug":"kthimi-ne-katun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/storylab.al\/zine\/kthimi-ne-katun\/","title":{"rendered":"Kthimi n\u00eb katun"},"content":{"rendered":"\n<p>Mehdi Sejdiu<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"724\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-724x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17\" srcset=\"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-724x1024.jpg 724w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-212x300.jpg 212w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-768x1086.jpg 768w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-1086x1536.jpg 1086w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1-1448x2048.jpg 1448w, https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu-1.jpg 1587w\" sizes=\"auto, (max-width: 724px) 100vw, 724px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Stin\u00ebt n\u00eb katun nuk ishin t\u00eb lidhura me koh\u00ebn dhe motin, aq sa ishin me tok\u00ebn dhe pun\u00ebn. N\u00eb vjesht\u00eb livroheshin arat, t\u00eb vij\u00ebzuara nga pllugu i traktorit q\u00eb i rrutullonte n\u00eb an\u00ebn e fresk\u00ebt \u2014 sikurse kur njeriu rrutullon jast\u00ebkun n\u00eb an\u00ebn e fresk\u00ebt \u2014 edhe toka e mbjellur sikur ka nevoj\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit t\u00eb fle n\u00eb an\u00ebn e flladitshme t\u00eb saj. Bujqit mbledhnin grushtat me grur\u00eb dhe e shkepnin at\u00eb n\u00ebp\u00ebr ar\u00eb me gjuajtje delikate q\u00eb siguronte q\u00eb gruri t\u00eb shp\u00ebrndahet gjithkah barabart\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dimri, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mbetej shum\u00eb i qet\u00eb n\u00eb katun: hanim t\u00eb vjelurat e vitit, turshit\u00eb, ajvarin, pinxhurin, pestilin, kompotin, kumpirat, e kep\u00ebt t\u00eb cilat i ruanim n\u00eb ndonj\u00eb podrum, tavan, apo vend me temperatur\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb ruante freskin\u00eb e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ishte koha kur lumi q\u00eb ngrihej nga t\u00eb ftoht\u00ebt shfryt\u00ebzohej nga f\u00ebmij\u00ebt si patinazh natyral me sajat dhe skijat e tyre. Rr\u00ebshqitja n\u00eb akull t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn me shok\u00ebt e mi t\u00eb klas\u00ebs, Gencin dhe Bekimin. Por akulli i lumit nuk ishte gjithmon\u00eb i fort\u00eb, dhe ndonj\u00ebher\u00eb rr\u00ebshqitja p\u00ebrfundonte tu\u2019 sharru e tu\u2019 u b\u00e2 uj\u00eb qull. Kur kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi i lagt\u00eb qull, nana m\u00eb vetke <em>\u201c<\/em>Allahile, biri jem, a sharrojn\u00eb e b\u00e2h\u00ebn qeshtu uj\u00eb najher\u2019 edhe shokt\u00eb e tu, a ve\u00e7 ti?!<em>\u201d <\/em>Nana ishte e bindur qe un\u00eb isha m\u00eb i ngath\u00ebt se Genci e Bekimi, e sharroja m\u00eb shpesh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pranver\u00eb katuni \u00e7ohej nga gjumi dim\u00ebror. Jeta rifillonte. Livadhet fillonin t\u00eb gjelb\u00ebroheshin me barin e njom\u00eb, gjethet e drunj\u00ebve lul\u00ebzonin dhe mirrnin ngjyr\u00ebn e bardh\u00eb nga lulet e \u00e7elura q\u00eb ishin gati t\u00eb pjalmoheshin. Traktorat dhe t\u00ebrtaqat silleshin n\u00ebp\u00ebr katun me rrap\u00ebllim\u00ebn e tyre t\u00eb zhurmshme e t\u00eb pashmangshme. Tymi i tyre v\u00ebrtitej nga pas n\u00eb nj\u00eb vorbull t\u00eb zez\u00eb q\u00eb shperb\u00ebhej shpejt\u00eb-e-shpejt\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pranver\u00eb mbilleshin arat me kallamoq dhe pasul. Dyshja klasike e arave n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kombinimi i pasulit me kallamoq, dhe aty k\u00ebtu ndonj\u00eb kungull. Farat e pasulit dhe kallamoqit kishin nj\u00eb stil tjet\u00ebr t\u00eb mbjelljes, ato nuk mbillen sikur gruri me gjuajtje duke shperndare far\u00ebn, por grushti mbushej plot dhe duke ecur p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs l\u00ebshoheshin me precizitet n\u00eb rend nj\u00eb nga nj\u00eb duke rrjedhur nga dora.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Maji ishte koha kur arat i prashitnim. Urrejtje dhe prites\u00eb ndaj shatit ndjenim i madh e i vog\u00ebl. <em>Shati \u00ebsht\u00eb tullusum<\/em>. Koha \u00ebsht\u00eb e nxeht\u00eb dhe k\u00ebrrusja e trupit gjat\u00eb prashitjes b\u00ebn t\u00eb t\u00eb mpihet shpina. Nese do me i ik\u00eb diellit, duhet m\u2019u \u00e7u n\u2019gjasht\u00eb ose para shtatve p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb or\u00ebn 11 n\u00eb sh\u2019pi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur \u00e7oh\u00ebsh her\u00ebt kryn\u00eb pun\u00eb ma shum\u00eb. Tash ka sheherli qe hala fjet jan\u00eb\u201d, thoshte babai im me shaka rrug\u00ebs duke u kthyer.<\/p>\n\n\n\n<p>Sado q\u00eb zgjoheshim her\u00ebt p\u00ebr t\u2019i ikur diellit, disi n\u00eb fund gjithmon\u00eb p\u00ebrfundoja i p\u00ebrzhitun, \u201csi me shku n\u2019deti\u201d thoja duke ngush\u00eblluar vetvet\u00ebn, edhe pse dija qe me u rrezit\u00eb n\u00eb deti ishte m\u00eb e bukur se t\u00eb nxihej krejt trupi barabart\u00eb. Kur t\u00eb nxihet bujku, nuk ka krema p\u00ebr diell, ngjyra \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vrazhd\u00eb, pjesa e pasme e qaf\u00ebs skuqet dhe m\u00ebnget e <em>maic\u00ebs<\/em> hijezoh\u00ebn kjartas n\u00eb trupin t\u00ebnd. N\u00eb deti nxihesh, e n\u00eb ara p\u00ebrzhitesh e skuqesh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Buka n\u00eb ara ishte nd\u00ebr p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb e shijshme se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00eb dor\u00eb mbaja patlixhanin e bashq\u00ebs t\u00eb cilin e kafshoja me plot\u00eb pasion nd\u00ebrsa l\u00ebngu i tij m\u00eb rridhte n\u00eb buz\u00eb e m\u2019b\u00e2nte <em>hakaret<\/em>. E fshija pak me dor\u00eb dhe vazhdoja t\u00eb merrja nj\u00eb kafshat\u00eb djath, e buk\u00eb t\u00eb shpis\u00eb. Nuk e di a ishte lodhja, atmosfera, apo delikatesa e kombinimit t\u00eb kula\u00e7it, djathit, dhe patlixhanit n\u00ebn hij\u00ebn e lisit ato q\u00eb e b\u00ebnin buk\u00ebn aq t\u00eb shijshme e t\u00eb mbushnin me energji p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e arave.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">***<\/p>\n\n\n\n<p>F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kalova tu\u2019 e punu tok\u00ebn, tu\u2019 e ru lop\u00ebn, e tu\u2019 shku n\u00eb shkoll\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb bursa universitare m\u00eb largoi prej katunit drejt\u00eb universitetit n\u00eb qytetin e madh. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb viteve t\u00eb nj\u00ebzeta e kalova jasht\u00eb katunit dhe jasht\u00eb vendlindjes. U largova nga gruni, kallamoqi, shati, t\u00ebrtaqi, pasuli, kashta, sana, drapni, e toka, p\u00ebr t\u2019u futur si student n\u00eb nj\u00eb kampus universitar n\u00eb qytetin metropolitan t\u00eb Stambollit e m\u00eb pastaj n\u00eb Gjermani. Koha ime tash ishte e ngarkuar me provime, punime, pyetje hulumtuese, hipoteza, ndryshore te varura e te pavarura, teori, metoda.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qytet, arkitektuara, nd\u00ebrtesat e larta, muzet\u00eb, bibliotekat, teatrot, universitetet, restorantet, e klubet, m\u00eb b\u00ebnin pak p\u00ebrshtypje. Buka pa gluten, tamli pa laktoz\u00eb, klasa e yog\u00ebs, meditimi n\u00eb shilte, trajneri personal, e plani dietal, sikur nuk i p\u00ebrshtateshin jet\u00ebs sime. Ndoshta katuni kishte instaluar n\u00eb unin tim nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e jo pompoze. <em>\u00c7ka din katunari \u00e7ka \u00ebsht\u00eb mu knaq.<\/em>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qytet ku jetonin miliona njer\u00ebz, kur ecje rrug\u00ebve askush nuk t\u00eb njihte e askush nuk e dinte i kujna je. Ishe i huaj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe ata ishin t\u00eb huaj p\u00ebr ty. N\u00eb katun kur ecje rrug\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb folshin, ta \u00e7ojshin dor\u00ebn. N\u00eb qytetet e m\u00ebdha mbizot\u00ebronte anonimiteti, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis edhe mund ta ridefinoje vetveten. Njer\u00ebzit nuk t\u00eb njihnin as ty, as nuk ta dinin mbiemrin, as katunin, e nganj\u00ebher\u00eb as shtetin prej nga vije, e k\u00ebshtuq\u00eb as nuk t\u00eb merrnin n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb si n\u2019katun. Ndjeje nj\u00eb lloj lirie q\u00eb k\u00ebrkush s\u2019po t\u00eb njeh, por edhe nj\u00eb lloj vetmie p\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebn arsye.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duart e mia n\u00eb qytet tani nuk ishin m\u00eb t\u00eb vrazhda e me bul\u00ebza n\u00eb shuplak\u00eb q\u00eb formoheshin nga mbajtja e shatit, drapnit, e veglave t\u00eb drunit. Duart e mija filluan t\u00eb zbut\u00ebshin. L\u00ebkura ime nuk skuqej m\u00eb n\u00eb maj nga dielli p\u00ebrzhit\u00ebs i arave; tash isha m\u00eb i bardh\u00eb, <em>si gjerman<\/em>. M\u00eb nuk haja pasul, e patlixhana t\u00eb bashq\u00ebs. Kur i kafshoja patlixhanat e shitor\u00ebs s\u00eb qytetit, nuk e ndjeja shijen e njejt\u00eb; patlixhanat e qytetit ishin m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebrbrenda, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, dhe kishin shije t\u00eb vdekur.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBlej patlixhana bio\u201d, m\u00eb thoshte nj\u00eb shok. \u201cJan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, por kushtojn\u00eb dyfish m\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d. Kur i provova, m\u00eb shijonin gjysm\u00eb t\u00eb vdekura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">***<\/p>\n\n\n\n<p>Pas krejt atyre studimeve, praktikave, udh\u00ebtimeve, njohjeve, dashurive, e shoq\u00ebrive jasht\u00eb vendlindj\u00ebs, ndjeva se k\u00ebtij kapitulli t\u00eb jet\u00ebs sime po i vinte fundi dhe vendosa t\u2019i kthehesha rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb mia n\u00eb katun.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u ktheva pas shum\u00eb vitesh v\u00ebrejta q\u00eb shum\u00eb\u00e7ka kishte ndryshuar n\u00eb katun. Livadhet \u2014 q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time ishin t\u00eb mbushura me bag\u00ebti q\u00eb kullosnin fush\u00ebn, e me \u00e7oban\u00eb q\u00eb luanin loj\u00eb me shtaga \u2014 tashm\u00eb ishin thuajse t\u00eb zbrazura. F\u00ebmij\u00ebt e katunit tash luanin videolojra online. M\u00eb nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb internet kafe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb katunin ku paguaje 50 cent or\u00ebn, por interneti ishte shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi. Asokohe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb filmave vizatimor n\u00eb shqip, p\u00ebrmes disa \u201csatelit\u00ebve\u201d t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb i ngjanin sa\u00e7it t\u00eb flis\u00eb e q\u00eb lidheshin me \u201cresirver\u201d p\u00ebrmes t\u00eb cilit ne shikonim filmat vizatimor gjerman; nd\u00ebrsa f\u00ebmijet tash p\u00ebrmes internetit kishin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrzgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke ecur nj\u00eb dit\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb fshatit nj\u00eb kerr luksoz u ndal para meje, ishte Genci q\u00eb tash jetonte jasht\u00eb \u2014 kishte migruar n\u00eb Gjermani. Mes bisedes qysh-je, e \u00e7ka-b\u00e2ne u sigurua t\u00eb m\u00eb jepte edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb q\u00eb e kisha d\u00ebgjuar qindra her\u00eb: \u201cS\u2019ka sen\u2019 prej k\u2019tuhit, atje punoj me fasada, po\u2019 kryt e kam rahat!&nbsp; Plus b\u00e2j m\u00e2 shum\u00eb pare se ministri k\u2019tu qe i b\u00e2n. Ngom mue, Kosov\u00ebn edhe duhanin kurr\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb m\u2019i l\u00e2n\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Genci kishte pritur dy vite p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb t\u00eb bashkimit familjar, ngaq\u00eb gruaja e tij i kishte letrat. Viza e bashkimit familjar quhej ashtu, por p\u00ebr kosovar\u00ebt ishte nj\u00eb lloj lotarie q\u00eb ta ofronte jo vet\u00ebm jet\u00ebn bashk\u00eb me gruan, por edhe pun\u00ebsimin n\u00eb per\u00ebndim. Nj\u00eb jet\u00eb ku si prind nuk shqetesohesh m\u00eb p\u00ebr gjendjen financiare t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, sa shqet\u00ebsohesh se a po flet shqip dhe a po martohet me shqiptar.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrreth vendbanimeve gjindeshin tokat e fshatit. Tokat t\u00eb cilat familjet i kishin mbjellur e kultivuar, po\u2019 tash i l\u00ebnin batall, t\u00eb papunuara, apo i jipnin me qera ndonj\u00eb bujku q\u00eb merr toka t\u00eb shumta. Dor\u00ebn e bujkut e kishin z\u00ebvend\u00ebsuar maqinat bujq\u00ebsore; tash m\u00eb nuk kishte bujq q\u00eb shp\u00ebrndanin grurin duke e gjuajtur, por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte maqina. Edhe kallamoqin e mbillte maqina, bile m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb shpejt\u00eb. M\u00eb nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr me i prashit\u00eb arat, tash maqinat e kryenin edhe at\u00eb pun\u00eb me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpikshm\u00ebri bile!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Arat m\u00eb nuk ishin t\u00eb mbushura me njer\u00ebz sepse ato u z\u00ebvend\u00ebsuan nga maqinat. Gjith\u00e7ka b\u00ebnte maqina! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cS\u2019e qet m\u00e2 me punu tok\u00ebn\u201d, spjegonte nj\u00eb kojshi i jemi q\u00eb plisi her\u00eb i rrinte shtremt e her\u00eb drejt\u00eb. \u201cDjemt\u00eb s\u2019kan\u00eb vakt se n\u2019pun\u00eb; une tash jam plak\u00eb. Ma lir\u00eb po \u00ebsht\u00eb me ble sesa me punue tok\u00ebn. Ani ma gj\u00e2 me majt\u00eb. Po nuk ki nuse sot qe e mjel\u00eb lop\u00ebn edhe i vjen era pleh, e ka vakt mi shti bukt\u00eb. Grat\u00eb tash po punojn\u00eb, s\u2019kan\u00eb vakt, ma lir\u00eb \u00e2sht\u2019 me ble tamlin, gjiz\u00ebn, maz\u00ebn, e kosin sesa me m\u2019ajt\u00eb lop\u00ebn\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Tash t\u00eb rinjt\u00eb punonin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zona urbane e disa e merrnin edhe rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit. Bekimi punonte n\u00eb Ferizaj, menaxhonte furnizimin e perimeve n\u00eb nj\u00eb \u201cmega-market\u201d, e vinte vet\u00ebm n\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb katun. Asi lloj marketi i madh ku formohet radha te arkatarja, e cila nga stresi harron t\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201cmir\u00ebdita\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Globalizmi kishte trokitur n\u00eb der\u00ebn e katunit tem dhe kishte sjell\u00eb shum\u00eb\u00e7ka. Bashk\u00eb me t\u00eb kishte ardhur zhvillimi q\u00eb pruni internetin, kanalizimin, uj\u00ebsjell\u00ebsin, pabarazin\u00eb, kapitalizmin, e maqinat. Katunar\u00ebt e mi kishin ndryshuar, ata punonin m\u00eb pak tok\u00ebn, e disa vet\u00ebm bashq\u00ebn e tyre apo nj\u00eb serr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr kastraveca e patlixhana sa p\u00ebr nj\u00eb sallat\u00eb. Tash punonin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb biznese t\u00eb llojllojshme jasht\u00eb katunit, disa n\u00eb nd\u00ebrtimtari, disa n\u00eb kompani, disa n\u00eb online shops, disa n\u00eb pomp\u00eb t\u00eb benzin\u00ebs e n\u00eb markete.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Katunar\u00ebt e mi l\u00ebviznin m\u00eb shum\u00eb e kishin koh\u00eb m\u00eb pak. Shkolloheshin m\u00eb shum\u00eb e martoheshin m\u00eb von\u00eb. Kursenin m\u00eb shum\u00eb e b\u00ebnin f\u00ebmij\u00eb m\u00eb pak. Nd\u00ebrtonin sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e kishin familje m\u00eb t\u00eb vogla. Kishin m\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb komunikuar, por po en\u2019\u00ebn m\u00eb pak n\u00ebrmjet veti. P\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs edhe ritet kulturore ishin shkurtuar. E pamja n\u00eb rast t\u00eb vdekjes prej shat\u00eb dit\u00ebve ra n\u00eb tri dit\u00eb. Dars\u00ebm, m\u00e2 jo me burra e gra t\u00eb ndam\u00eb tu\u2019 festu me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, por ve\u00e7 nj\u00eb nat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb restorant. Njer\u00ebzit kishin m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb e para, por m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dukej se n\u00eb katunin tem gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe edhe kishim ec\u00eb p\u00ebrpara, e edhe kishim ngec\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><strong>Mehdi Sejdiu<\/strong> ka studiuar shkenca politike n\u00eb Gjermani dhe Turqi. Ka punuar si hulumtues n\u00eb institute dhe organizata t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe Gjermani.&nbsp;<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kthimi n\u00eb katun | nga Mehdi Sejdiu<\/p>\n<p>Kur u ktheva pas shum\u00eb vitesh v\u00ebrejta q\u00eb shum\u00eb\u00e7ka kishte ndryshuar n\u00eb katun. Livadhet \u2014 q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time ishin t\u00eb mbushura me bag\u00ebti q\u00eb kullosnin fush\u00ebn, e me \u00e7oban\u00eb q\u00eb luanin loj\u00eb me shtaga \u2014 tashm\u00eb ishin thuajse t\u00eb zbrazura. F\u00ebmij\u00ebt e katunit tash luanin videolojra online. <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[8,3,2,4],"tags":[],"class_list":["post-6","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-featured","category-memoir","category-nonfiction","category-personal-essay"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Kthimi-Ne-Katun-Mehdi-Sejdiu.jpg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6\/revisions\/19"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/storylab.al\/zine\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}