Shqiptari në Xhehenem
nga Doruntina Berisha
Terr, amo bash sen’ përpos territ nuk po shoh.
I boj edhe nja dy hapa, e do drita t’kaltërta fillojnë me i bo shoqni prezencës tem.
Tu ecë edhe pak, dritat e kaltërta u nalën. Po ‘get u nal rryma, thash vet me veti.
Eh qitash ia nisi me m’fry pak tybe… Kalun nja tridhjetë sekonda e sen’ nuk pajsha.
Diçka filloi me livritë e meta n’atë ven’, du’rë e kâm’ë mu dridhshin.
Krrup-krrup, po i nij do hapa… Nashta more po bjen borë, thash vet me veti, po hiç tybe, ‘kush nuk ma varke.
Veç Zoti e dreqnet e dijn ku m’kan v’nu; po, jo more se Zotin s’po e perzij n’kit far mesle hiç.
Kur, n’kit far tunelli që s’po ka as dritë as sen. Njiher tybe kesh tu’ menu, mos jom jasht me naj ven’; se Ganiu, kusherini jem, m’pat thon që atje jasht’ njerzit jon shumë t’ftoft e as nuk i folin kërkujna, as sen. Po tybe unë as për te’ Kosove nuk jom dal’ kurr’. Njiher u pata shku me babën deri te kufini; edhe at’her na patën kthy se thojshin ju ka dal afati letërnjoftimit. O veç sa brima u shku prej babës tem at dite, haj’ Zot runa.
Unë isha habitë tu’ e menu atë far kohe, a kom harru krejt ku jom tu u gjind. Numrova deri në dhjetë kur qe po doket pak do drite tybe, po doket si me kan’ derë. E u afrova, e u munojsha me ja gjetë bravën, po’ renet me ja terezitë nuk ishin. Qysh po lidhet njeri kaniher.
Kur apet do hapa, krrup e krrup, dikon po e n’ij që po afrohet, pasha eshnat e babës. E unë m’eta tu’ e lypë bravën, e tu’ u dridhë prej tute… Kur qe, prej nji deres tjeter që kish qenë ngat, nji koftlarg po e qelë deren. O, kur e pashë, urina nuk priti hiç me i dhanë leje, veç kur e v’rejta që po m’vjen diçka nxeht.
Çfar dreqi syt e mi panë, pos ata harrubetat qe i qitshum me i tut zo’jt mos me hi n’ara; bile, bile ky koka i kuq. E ma bojke me sy, e nuk e di çka m’boni, po veç kur e kom pa veten tu’ ecë nëpër zjerm. Kam’t ja kishin nisë me mu kallë, e e thirrsha qat far sdi-çka-me-i-thon. Po’ jo, nuk n’ijke hiç. Ku me ditë, nashta ô smut najsen’.
O, i mjeri unë, po’ ku po m’bjen n’men’, more, me ja bajtë gajlen e huj, kur po m’doket që paskna me u kallë me dreqne. Oh, ‘far cope koka dreqi, rrababum knej, rrababum anej. Oh çika e Bacit, perpak m’ra plisi. Kur, tu’ iu flug atij far shejtani, hini te nifar dere, e m’folke n’vesh… M’thojke, “eh more Bac’, që ka me tu kall bofa krejt se sa zullumin e ke bô, nuk e di a po t’kujtohet”.
E t’ja kom nis’ me britë, që asi brime s’e m’aj n’men që kom bô veç n’luftë niher, kur na pat granatu shkau.
Kur, pa prit’ pa kujtu, nja pesë a gjashtë shejtana me brina mu kan’ afru; e sa brima ju shkojke, haj Zot. Unë për veti e paskna hongër, thash vet me veti.
Po’, nëse qeky koka xhehnemi nuk koka qaq keq, qysh thojke hoxha i katunit. Po’ tybe pata ni për to që rrenc’ ô. Nuk kom ditë sen’ veç kur m’ka pritë njani stupc n’lul t’ballit, e ma prej asaj dite nuk m’aj n’men sen’. Veç e di që m’kan bô dreqnihane e përte’ dreqnihanev’.
Nji çik’ e kishin lidh’ për njifar kauqi t’madh, e çka s’i bojshin. E prekshin ku s’duhet e ajo u knaqke krejt. E tani, do çika t’Hasanoviqe, besa i pashë. Ato ishin dalë defteri krejt. Ishin kan’ tu’ pi asi far vene t’kuqe, e do djem ju kishin flug përmas. Mu as nuk m’folën bile, kur… veç pak, veç pak… Se po e shoh Ukën e Ismetoviqe, ai ish’ kan’ tu’ bo qef me atë çiken që ju çojke atyne asi far pijesh. Thash, “euu që koka hup’ burrnia krejt”, kur edhe pak tu’ venerue nji çikë me njifar miniqi; ish’ dalldisë krejt. Veç k’cejke e k’nojke, e tybe nuk ja n’ijke a p’e sheh kush, a jo, ah.
Plisi m’kish ra dikun’ mu, e mu kish kallë. Edhe unë kadal-dale tash poget qe po i paguj gjynahet. Eh i shkreti unë që nuk ma kish’ marr menja kurrë që për ato shuplaka që ja kôm jep Elhemes vi n’kit deregje. Po’ tybe tash mos me ju rrejtë edhe me Vahiden e Beqirit goxha do tentime dashurie i patum pat. Po’ tash p’e dini edhe ju vetë që mu paska kajt’ nana.
E tungat njiher, me Bacin, se edhe unë shkova, e bile nashta Vahiden e kom knenaj. Hajde selam bonju krejtve.
Doruntina Berisha
Aktualisht studion arkitekturë,
Dhe ka pasion artin,
Te gjitha llojet.