Fiction

Fiction, Humor

Çorba e prisht

Çorba e prisht | nga Doruntina Berisha

Nuk u pastrova fare. Nuk jam aq budallaqe sa të shpenzoj një bojler ujë vetëm për tu dukur bukur. Unë isha e shëmtuar, ashtu-keshtu. Të paktën kështu më kishte thënë nëna ime në ditëlindjen time të tetëmbëdhjetë.

Fiction

pjerrëtas

pjerrëtas | nga artan islamaj

Koka ime gjendet disa centimetra mbi tokë, ndërsa këmbët më rrinë sipër. Është goxha vështirë të gjykoj nëse janë duke levituar apo janë të fiksuara në fundin e pseudo-divanit, i cili është i përbërë nga një lloj litari, rripi, ose ndonjë kombinim i penjëve. Sa më gjatë që qëndroj, aq më vështirë, më zor, është.

Featured, Fiction

Pasthirrma moderne

Pasthirrma moderne | nga Antigonë Isufi

Nga kati përdhesë dëgjohen pallavra mashkullore. Po flasin për “epërsinë” e tyre ndaj botës. Po mos të më rrëzohej kupa, me siguri do ia dërgoja ca gota me verë. Të paktën të flasin gjepura si të pirë, se esëll nuk durohen dot.

Fiction, Humor

Shqiptari në Xhehenem

Shqiptari në Xhehenem | nga Doruntina Berisha

Po’, nëse qeky koka xhehnemi nuk koka qaq keq, qysh thojke hoxha i katunit. Po’ tybe pata ni për to që rrenc’ ô. Nuk kom ditë sen’ veç kur m’ka pritë njani stupc n’lul t’ballit, e ma prej asaj dite nuk m’aj n’men sen’. Veç e di që m’kan bô dreqnihane e përte’ dreqnihanev’.

Fiction

Lindje dhe perëndim

Lindje dhe perëndim | nga Fllanza Hoxha

Erdhi edhe ajo ditë. Përkrah të qarave plot ëmbëlsi të bebes dëgjoheshin edhe të qarat në formë agresioni të zërit urdhëror. Nuk ishte pritur që të ishte vajzë. Për këtë, plot ditë me radhë në shtëpi ishte shpallur zia. Të shkretat, qanin e bënin pellg lotësh. E sodisnin nga larg të bijëzën dhe të motërzën, duke dashur ta merrnin në krahë e të ngroheshin pranë saj. Ishte aq e vogël, si drita në fund të një tuneli. Për fatin e saj, as nuk e pagëzuan. Mbeti vajzë pa emër.