These are some of the lectures and workshops:

Film and Feminism: Introduction

This workshop interrogates the intersection of the politics of representation and feminist practice in film. Designed as an introduction to feminist and film theory and practice, the workshop begins by mapping out key concepts, such as gender, sexuality, race, class, in order to initiate an understanding of the myriad ways in which these categories intersect in specific contexts (historical, socio-cultural, political). The aim is to gain the analytical tools necessary to understand the regimes of representation through which women’s, queer and other perspectives in the history of film, have been re/produced, mainly through tropes and strategies of passivity, invisibility and/or objectification. We then turn to a number of examples – by viewing, interpreting, reading – which show how feminist practices have confronted and depict issues that relate to social justice and social inequalities in film.

Prof. Ass. Nita Luci lectures at the Department of Anthropology and the Faculty of Arts, University of Prishtina, as well as RIT-K (AUK). She has researched and published on topics of gender and masculinity, memory and contemporary art, energy, environment and the state. She has received numerous research grants and has been a fellow and visiting scholar at a number of universities. For four years she has been CoI of the Changing the Story project at the UP (UKAHRC – GCRF grant). She is a co-founder of the University Program for Gender Studies and Research at the Faculty of Philosophy. Her academic interests intersect with social engagements and practice in the gender equality and activism in post-socialist and post-colonial contexts. Most recently she was guest curator for the Museum of Contemporary Art, Ljubljana, exhibition REALIZE! RESIST! REACT!: Performance and Politics in the 1990s in the Post-Yugoslav Context.

Her publications can be found here.

Hyrje në Filmi dhe Feminizmi

Ky seminar ekzaminon ndërlidhjen e politikës së përfaqësimit dhe praktikës feministe në film. I krijuar si një hyrje në teorinë dhe praktikën feministe dhe të filmit, seminari fillon duke hartëzuar konceptet kryesore, si gjinia, seksualiteti, raca, klasa, për të filluar kuptimin e mënyrave të panumërta në të cilat këto kategori takohen në kontekste specifike (historike, socio-kulturore, politike). Qëllimi është përvetësimi i mjeteve analitike të nevojshme për të kuptuar regjimet e përfaqësimit përmes të cilave perspektivat e grave, të queer, dhe perspektiva të tjera në historinë e filmit, janë ri / prodhuar, kryesisht përmes tropeve dhe strategjive të pasivitetit, padukshmërisë dhe / ose objektivizimit. Më pas u kthehemi një numri të shembujve – duke parë, interpretuar, lexuar – të cilët tregojnë se si praktikat feministe janë përballur me, dhe përshkruajnë çështje që lidhen me drejtësinë sociale dhe pabarazitë sociale në film.

Prof. Ass. Nita Luci ligjeron në Departamentet e Antropologjisë dhe në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës, si dhe në RIT-K (AUK). Kërkimet dhe publikimet e saja janë në fushën e gjinisë dhe burrërisë, kujtesës dhe artit bashkëkohorë, energjisë, ekologjisë dhe shtetit. Është shpërblyer me grante akademike-hulumtuese të numërta, ku për katër vite drejton projektin Changing the Story në UP (GCRF grant i UKAHRC). Bashkëthemeloi Programin Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Fakultetin Filozofik.Ka qenë fellow dhe e ftuar në ligjerata dhe kërkime akademike në universitete të ndryshe. Fushat e interesti të saj akademik ndërthuren me praksa të angazhimit shoqëror në fushën e barazisë gjinore dhe aktivizmit në kontekste post-socialise dhe post-koloniale. Së fundmi ka qenë kuratore mysafire për exspozitën REALIZE! RESIST! REACT!: Performance and Politics in the 1990s in the Post-Yugoslav Context, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, Lubjanë.

Publikimet e saja mund ti gjeni këtu.

Shpëtim Selmani will take the participants through the actor’s perspective and the styles of acting. They will explore the differences between stage and screen acting. This session will include interactive acting exercises, exploring the process of how actors develop a role. The lecture will equip the participants with the necessary skills to appreciate and evaluate the acting of performers.

Shpëtim Selmani (born 1986) is a Kosovan writer and actor. He studied at the University of Prishtina. He has acted on stage at both home and abroad.His books include:Shënimet e një Grindaveci (Hot-tempered Notes) in 2015Selected Poems 2010-2017 – Poetry in Time of Blood and Despair (Multimedia, Prishtina) in 2017Libërthi i dashurisë (Booklet of Love) published in 2019 by Armagedoni in PrishtinaLibërthi i dashurisë fitoi çmimin EU Prize for Literature në 2020.

Perspektiva e aktorit

Shpëtim Selmani së bashku me pjesëmarrësit e Shkollës së Cineks-it do të eksplorojnë perspektivën e aktorit dhe stilet e aktrimit. Ata do të shqyrtojnë dallimet mes aktrimit në skenë dhe film. Ky sesion përfshinë ushtrime interaktive të aktrimit që eksplorojnë procesest nëpër të cilat aktorët kalojnë për të zhvilluar një rol. Ligjerata është dizajnuar për t’i pajisur pjesëmarrësit me aftësi të nevojshme për t’i vlerësuar interpretimet e ndryshme të aktorëve.

Shpëtim Selmani (i lindur në 1986) është shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe ka aktruar në skenë si në vendlindje ashtu edhe jashtë vendit.Programi “Shkrim për Kulturë dhe Film” i shkollës së Cineks-it integron një seri ligjeratash dhe punëtorish të cilat synojnë të zhvillojnë aftësitë e shkrimit për kulturë dhe kinema. Librat e tij janë:Shënimet e një Grindaveci (Hot-tempered Notes), 2015Selected Poems 2010-2017 – Poetry in Time of Blood and Despair (Multimedia, Prishtina), 2017Libërthi i dashurisë (Booklet of Love) u publiku nga Armagedoni, 2019 Prishtinë Libërthi i dashurisë won the 2020 EU Prize for Literature.

Liburn Jupolli will lecture about the role that music plays in movies by taking examples of famous film scores and what effects they achieve in a film. Ideas like storytelling through music will be discussed, what would happen if music wasn’t used? What to focus on when writing about film music? Why do we need sound and music with film? How do we connect these two mediums and how do they effect our perception? Through practical means the students will have the chance to better understand the different perspectives on the types of soundtracks, how they come together, the effect that music/sound can have on the image and the director/composer relationship.

Prof. PhD. Liburn Jupolli is an award winning composer, multi-instrumentalist, inventor, producer with more than 15 years of experience. Released 25 music albums, performed/presented in internationally renowned music festivals/academic venues, invented 2 new instruments, composed for more than 60 different productions in theater, film, animation, fine arts, games and is a founder of the first Modern Music Faculty in Kosovo and Center for Modern Music Research of UBT-University or Business and Technology where he works as a lecturer. He is also the founder of the philanthropic Foundation IL-IR and “MAGMUS” publishing house.

Muzika në film

Liburn Jupolli do të ligjeroj rreth rolit që luan muzika në kinema duke marrë shembuj nga filma të famshëm dhe efektet të cilat i arrijnë. Do të shtjellohen ide dhe pyetje si tregimi përmes muzikës, çfarë do të ndodhte nëse muzika nuk do të përdorej? Në çfarë duhet të përqendrohesh kur shkruan për muzikën e filmit? Pse na duhet zëri dhe muzika me film? Si i lidhim këto dy mediume dhe si ndikojnë ato në perceptimin tonë? Përmes metodave praktike studentët do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë perspektivat e ndryshme mbi llojet e muzikës në film, mënyrën se si ato bashkohen, efektin që muzika / tingulli mund të ketë në imazh dhe marrëdhëniet regjisor / kompozitor.

Prof. PhD. Liburn Jupolli është kompozitor, pianist dhe novator në fushën e muzikës klasike dhe zhanret alternative. Me kompozim ka filluar të merret që nga mosha 12 vjeçare duke kompozuar për teatër, film, animacion dhe lojëra në produkcione të Ballkanit, Europës dhe Indisë që prej 13 vitesh. Ka shkruar muzikë për orkestra, instrumentistë dhe ansamble të ndryshme të Europës dhe SHBA-ve dhe ka prezantuar/ligjëruar në Universitete dhe Institucione në Europë. Ai ka një interesim të veçantë për inovacion të instrumenteve muzikore. Ka shpikur 6 instrumente të ndryshme nga viti 2009. Punon dhe hulumton për përmirësimin e komunikimit dhe edukimit muzikor, si një mjet i komunikimit tërësor dhe si një mjet që mund të shërbejë për të mësuar lëndë të tjera, të tilla si matematika. Ai ka marrë Diplomën Master në Muzikë dhe EdTech në Paris, Francë, me fokus në zhvillimin e instrumenteve muzikore në CRI – Centre de Recherche Interdisciplinaire – Paris Descartes. Ai është themeluesi i Fakultetit të parë të Muzikës Moderne në Kosovë, Qendrës për Kërkime Muzikore Moderne, Fondacionit Filantropik IL-IR dhe shtëpisë botuese “MAGMUS”. Në 2020 ai ka fituar titullin “Doctor of Music” në NBU-New Bulgarian University. Aktualisht ai është ligjerues në fakultetin e muzikës moderne MMDPM-Modern Music, Digital Production and Managment dhe Drejtor i CMMDPM-Qendra për kërkime në muzikë moderne në Universitetin UBT në Prishtinë, Kosovë.

Norika is a Kosovo born film-maker. Her films are heterogeneous in style, playing with form and storytelling. Recently she made Desde Arriba (2020), a film shot under the guidance of Werner Herzog, in Peru, and Kiss me, now (2020) both hybrid documentaries. Looking for Venera (2021) is her first feature film, premiered at IFF Rotterdam 2021, winning the Special Jury Award for Outstanding Artistic Achievement in the Tiger Competition. Norika was recently invited to join the European Film Academy. She is now developing her next feature film.

This lecture focuses on how to interpret visuals. Elements of space, composition, light, will be discussed. Film examples will be analyzed. The lecture will explore Film Art and Film History, within different cinema- waves and movements. The idea is to see how an image works, and what does it mean when we say “This spoke to me” , or “No, I didn’t get it”. The interactive class will provide the tools to combine the personal taste with an evaluated aesthetic judgment to get a better idea into how the image works.

Imazhi lëvizës

Norika është një film-bërëse nga Kosova. Filmat e saj janë heterogjenë në stil, luajnë me formë dhe tregim. Së fundi ajo bëri Desde Arriba (2020), një film i xhiruar nën udhëheqjen e Werner Herzog në Peru, dhe Kiss me, now (2020) të dy dokumentar hibridë. Në Kërkim të Venerës (2021) filmi i saj debutant, kishte premierën në IFF Rotterdam 2021 dhe fitoi Çmimin Special të Jurisë për Arritje Artistike të Jashtëzakonshme në Tiger Competition. Norika është ftuar t’i bashkohet Akademisë Evropiane të Filmit. Ajo është duke e zhvilluar filmin e saj të radhës të metrazhit të gjatë artistik.

Kjo ligjeratë do fokusohet në mënyrat se si ti interpretojmë imazhet vizuele. Elemente të hapsirës, kompozicionit dhe dritës do të diskutohen. Shembuj nga filma do të analizohen. Kjo ligjeratë do të eksplorojë Artin e Filmit, pastaj edhe Historinë e Filmit, përbrenda valëve dhe rrymave të ndryshme kinematografike. Ideja është të shohim se si një imazh funksionon, dhe çfarë do të thotë kur themi “Kjo më foli”, apo “Jo, nuk e kuptova”. Klasa interaktive do të sigurojë mjetet e nevojshme të kombinohet shija personale me vlerësime të përgjithshme estetike, kështu duke kuptuar më mirë se si imazhi funksionon.

Epiphany Attack

Fatmir Mustafa Karllo will experiment and play with the concept of “limited time” and the importance of the first sixty seconds while creating an idea. This interactive workshop will explore the potential of imagination and how contemporary art is used to explore past memories and experiences of a sudden and striking realization. The aim of this workshop is to broaden the students’ horizons in regards to the unconventional art practices which would help them train their minds to see arts from new and innovative angles and would give them tools for writing more interesting and energetic texts of criticism.

Short bio:

Fatmir Mustafa – Karllo obtained his BA in Painting from the Faculty of Arts at the University of Prishtina. From 2009 to 2018 he lived in Finland, where he completed his MA at the University of Arts, Kuvataideakatemia, Department of Sculpture in Helsinki. Currently he lives in Prishtina, where he works as a professor at UBT University.“Fatmir Mustafa – Karllo addresses in his artistic practice with acute poignancy and rigour the various structural inequalities both in the art world and in the society at large that he encounters. His work points out the complex entanglements of privilege, power, norms, white blindness, discrimination, racism, and other modes of prejudice, which all work to normalize the exclusivity of art world structures. Furthermore, he not only addresses but intervenes in the processes of value production and patterns of practice in the institutions of art while reflecting on their interconnectedness with other social institutions. Arising out of and critically situated in relation to his own experiences” – Taru Elfving.

Epiphany Attack

Fatmir Mustafa Karllo do të eksperimentojë dhe do të luaj me konceptin e “kohës së kufizuar” dhe rëndësisë së 60 sekondave të para gjatë krijimit të një ideje. Kjo punëtori interaktive do të shqyrtoj potencialin e imagjinatës dhe mënyrën se si arti bashkëkohor përdoret për të exploruar kujtimet dhe përvojat a një realizimi goditës e të papritur. Caku i kësaj punëtorie është që t’i zgjerojë horizontet e studentëve ndaj praktikave jokonvencionale në art, që do t’i ndihmonte t’a shohin arting nga kënde të reja dhe inovative dhe do t’i pajiste me aftësi për të shkruar tekste më interesante dhe energjetike të kritikës.

Bio:

Fatmir Mustafa – Karllo, ka diplomuar me baçelor në Departamentin e Pikturës nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2009 deri 2018 ka jetuar në Finlandë, ku e ka përfunduar Magjistraturën e Arteve nga Departamenti i Skulturës në Universitetin e Arteve Kuvataideakatemia, në Helsinki. Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë, ku punon si profesor në Universitetin UBT.“Fatmir Mustafa – Karllo në praksën e tij artistike me mprehtësi therrëse dhe ashpërsi shqyrton pabarazitë e ndryshme përbërëse që i hasë në botën e artit si dhe në shoqëri. Puna e tij nxjerr në pah përfshirrjet e ndërlikuara të privilegjit, fuqisë, normave, ‘verbërimit të bardhë’, diskriminimit, racizmit, dhe formave tjera paragjykuese — që të gjitha kontribuese në normalizimin e ekskluzivitetit në strukturat të botës së artit. Veç kësaj, ai jo vetëm se adreson por edhe intervenon në preoçeset vlerë-krijuese dhe mënyrave të veprimit të institucioneve të artit, tek reflekton në ndërlidhshmërinë e tyre me institucionet tjera shoqërore; që të gjitha kritikisht të vendosura dhe me burim nga eksperiencat e tija personale” – Taru Elfving.

The art of nonfiction

The lecture will explore methods employed in nonfiction writing. Excerpts from various books will be analyzed. Storytelling and narration styles in nonfiction will be elaborated, especially those focusing on the role of details in building a compelling story. This will be illustrated through a writing exercise. A particular emphasis will be given to how to conduct research for your topic, fact checking, the importance of extracting important details from your research, as well as how to make those details come to life in your writing. We will also talk about the importance of documentation, not only for history’s sake but also in the context of art and culture. There will be a discussion with the author about their personal experiences as a writer.

Ilir Ikonomi is an Albanian-American journalist and author. Since 1992 he has been an anchor and journalist for Voice of America’s Albanian Service. His historical nonfiction books include “Faik Konica: Jeta në Uashington” (“Faik Konitza: Life in Washington”) (2011); “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” (Independence: The Unforgettable Journey of Ismail Qemali) (2012); “Pushtimi” (“The Invasion”) (2014); “Esat Pashë Toptani : njeriu, lufta, pushteti” (“Essad Pasha Toptani: The Man, the War, the Power”) (2016). In 2012 he received the “Medal of Gratitude” by the Albanian President, and in 2014 he received the “Lifetime Achievement Award” from the Union of Albanian Journalists.

Arti i “nonfiction”

Kjo ligjërate do të ekspoloroj metodat e ndryshme të cilat përdoren në shkrimin jo-fiktiv (non-fiction). Do të analizohen fragmente nga libra, dhe do të elaborohen stile të narrativave dhe tregimit në shkrimin jo-fiktiv. Kjo do të ilustrohet përmes një detyre shkrimi. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet mënyrës së hulumtimit për një temë të përzgjedhur, kontrollimit të fakteve, se si të nxirren detaje të rëndësishme nga hulumtimi, dhe si t’i japim jetë këtyre detajeve përmes shkrimit. Do të flitet për rëndësinë e dokumentimit, jo vetëm per shkaqe historike por edhe në kontekst të artit dhe kulturës. Më në fund, do t’i shtrohen pyetje autorit për përvojën e tyre si shkrimtar.

Ilir Ikonomi është gazetar dhe shkrimtar Shqiptaro-Amerikan. Që nga viti 1992 ka qënë prezantues dhe gazetar i Zëri i Amerikës në Gjuhën Shqipe.Librat e tij të zhanrit jo-fiktiv-historik “Faik Konica: Jeta në Uashington” (2011); “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” (2012); “Pushtimi” (2014); “Esat Pashë Toptani : njeriu, lufta, pushteti” (2016).Në vitin 2012 ai u shpërblye me me “Medaljën për Mirënjohje” nga Presidenti i Shqipërisë dhe në vitin 2014 u shpërblye me çmimin “Mirënjohje Jetësore” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar.

The Art of the Interview

The interview is one of the most powerful tools journalists have in their arsenal when researching and reporting. Whether structured or semi-structured, written, printed, or recorded, compelling interviews can provide deep insight into events and people. In this lecture we will discuss different approaches to interviewing, ethical considerations, and useful tips on producing and editing a good interview. From the news interview and the profile interview, to the in-depth oral history interview, we will look at fundamental principles of the interview and discuss its dialogic and co-creative nature.

Lura Limani is a writer and editor with an extensive background in journalism and research. Limani previously worked as the editor-in-chief of Prishtina Insight, an online magazine produced by BIRN Kosovo. She holds an MA in cultural studies from University of Freiburg (Germany) and studied sociology and philosophy during her Bachelor studies at University of Prishtina and New York University. Previously, she was a fellow at the Institute for the Study of Human Rights at Columbia University in New York. Limani’s work has been published in Prishtina Insight, Balkan Insight, Osservatorio Balcani i Caucaso, Fabrikzeitung, etc. Limani is one of the founders of the Kosovo Oral History Initiative, an archive of life stories of people of Kosovo, and the independent literary magazine Lirindja. She is the co-writer of “BOOM”, a chronicle of Kosovo’s 1980s rock and pop scene. She currently works as prorgam director at the Kosovo Foundation for Open Society.

Arti i Intervistimit

Intervista është një nga mjetet më të fuqishme që gazetarët kanë kur bëjnë hulumtime dhe raportojnë. Pavarësisht nëse ato janë të strukturuara ose gjysmë të strukturuara, të shkruara, të shtypura ose të incizuara, intervistat mund të japin një pasqyrim më të thellë ngjarjeve dhe njerëzve. Në këtë ligjëratë do të diskutohen qasjet e ndryshme për intervistimin, konsideratat etike dhe këshillat e dobishme për prodhimin dhe redaktimin e një interviste të mirë. Nga intervistat e lajmeve dhe gjerë në intervistat e profilit, në intervistat e thelluara të historisë gojore, do të shikohën parimet themelore të intervistës dhe do të diskutohët natyra e saj bashkë-krijuese.

Lura Limani është një shkrimtare dhe redaktore me një përvojë të gjerë në gazetari dhe hulumtim. Limani më parë ka punuar si kryeredaktore e Prishtina Insight, një revistë online e prodhuar nga BIRN Kosova. Ajo ka një diplomë master në studimet kulturore nga Universiteti i Freiburg (Gjermani) dhe ka studiuar sociologji dhe filozofi, gjatë studimeve të saj Bachelor në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Nju Jorkut. Më parë, ajo ishte anëtare në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në Nju Jork. Veprat e Limanit janë botuar në Prishtina Insight, Balkan Insight, Osservatorio Balcani i Caucasuso, Fabrikzeitung, etj. Limani është një nga themelueset e Nismës së Historisë Orale të Kosovës, një arkiv i historive të jetave të njerëzve të Kosovës, dhe revistës së pavarur letrare Lirindja. Ajo është bashkë-shkrimtare e “BOOM”, një kronikë e skenës se muzikes rock dhe pop të Kosovës gjate viteve 1980. Ajo punon si drejtore programi në Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Introduction to Digital Anthropology

Introduction to “Digital Anthropology” is designed to explore central aspects of the scientific debate, projects, methodologies, methods, concepts and key insights arising from the application of a contemporary digital anthropological lens in examining lives in a cultural context severely intertwined with what we conceive of as digital and media that use the digital as platform. The purpose of the interactive lecture is to equip students with the fundamental sensitivities for a digital anthropology which according to Boellstorff has to do with how we see, theorize, and understand “the relationship between the virtual (the online) and the actual (physical or offline)”, acknowledging this relationship’s ontological, epistemological, and political consequences.

Bio

Lum has over 17 years of experience as a filmmaker and visual artist, working with film, new media, and anthropologically informed media creation as a creative director, researcher, producer, and lecturer in Prishtina.He holds a Masters in Visual and Media Anthropology (Institute of Social and Cultural Anthropology) from Freie University in Berlin. Prior to that he has received a Bachelor of Science in Applied Arts and Sciences from Rochester Institute of Technology – Kosovo, where he now lectures part-time.As a scholar of EU’s Young Cell Scheme program which supports the Government of Kosovo in building a professional, merit–based, accountable and apolitical civil service, Lum joined Kosovo Cinematography Center in January 2019, to continue his contribution in the film sector now also from within the institutions.Lum is currently expanding on his ‘Dialectics and Aesthetics of Creating with the Digital – An Anthropology of Interface’ – a tempo-historic phenomenology – combination of multisided ethnographic research, digital ethnography, and interactive film project which investigates the lives of digital creators through a shared exploration of layers of belief systems, experiences and beliefs, to then analysing with them their current relationships with their formed philosophies, daily engagements and their creations.His latest and soon to be released film and new media works include: “Women of Liberty” (2021), “Cineks.com” (2021), “School-Houses in Kosova during the 1990s” (2022), “Undesignate.org” (2022), “GOF” – ‘Filmworld’” (2019), “Voices From Within” (2018), “The numerous thoughts and things” – interactive film (2017), “Machinima Film” (2016) etc.

Hyrje në Antropologjia Digjitale

Hyrje në “Antropologjia Digjitale” është dizajnuar të eksplorojë aspektet kryesore të debatit shkencor, projektet, metodologjitë, metodat, dhe reflektimet bashkëkohore antropologjike të aplikuara në ekzaminimin e jetërave në një kontekst kulturor të stër-ndërthurur me atë që e konceptojmë si digjitale dhe mediat që e kanë digjitalen si platformë. Qëllimi i ligjeratës interaktive është pajisja me ndjeshmëritë themelore për të operuar në kontekstin e një antropologjie digjitale që sipas Boellstorff ka të bëjë me mënyrën se si ne e shohim, teorizojmë, dhe kuptojmë “relacionin në mes virtuales (kryesisht ‘online’-it) dhe aktuales (fizikes apo ‘offline’-it)” duke e marrë parasysh atë çka ky relacion prodhon në aspektin ontologjik, epistemologjik, dhe politik.

Bio

Lumi ka mbi 17 vjet përvojë pune në filmbërje dhe arte vizuele. Ai punon si krijues, drejtor kreativ, producent, ligjerues dhe hulumtues i mediave të reja (new media), filmit dhe lojërave digjitale duke integruar antropologjinë bashkëkohore në procesin e dizajnimit dhe prodhimit.Lumi ka përfunduar studimet e nivelit Master në Antropologji Vizuele dhe të Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale – Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Sociale në Universitetin Freie në Berlin).Paraprakisht ka përfunduar studimet Bachelor në Arte dhe Shkenca të Aplikuara nga Instituti i Teknologjisë i Roçesterit – Kosovë, ku tani ligjeron.Si bursist programit të EU-së – Young Cell Scheme që ka për qëllim ndërtimin e një shëbimi civil profesional dhe apolitik në Kosovë, Lumi i është bashkuar Qendrës Kinematografike të Kosovës në janar 2019, për të vazhduar kontributin e tij në fushën e filmit edhe nga përbrenda institucioneve.Ai aktualisht po e zgjeron projektin e tij ‘An Anthropology of Interface – Dialektika dhe Estetika e të Krijuarit me Digjitalen’ – një fenomenologji tempo-historike – kombinim i hulumtimit etnografik në disa vende, etnografisë digjitale, dhe filmit interaktiv që heton jetët e krijuesve digjitalë (digital creators) duke bashkë-eksploruar shtresimet e sistemeve themelore të besimeve, përjetimet dhe besimet, për të analizuar bashkë me ta relacionet e tyre të tanishme me formësimet e tyre filozofike, angazhimet e përditshme dhe krijimet e tyre.Ndër punët audivizuele dhe në media-të-reja/new media të tija janë: “Gratë e Lirisë”/”Women of Liberty” (2021), “Cineks.com” (2021), “Shtëpitë-shkolla në vitet e 90-a”/“School-Houses in Kosova during the 1990s” (2022), “Undesignate.org” (2022) ‘Botëfilmi’ – “GOF” (2019), “Voices From Within” (2018), “The numerous thoughts and things” – film interaktiv (2017), “Machinima Film” (2016) etc.