Xeni, Irvini dhe Schopenhaueri | nga Malisa Zymberi
<
StoryLab's official literary zine
Xeni, Irvini dhe Schopenhaueri | nga Malisa Zymberi
<
pjerrëtas | nga artan islamaj
Koka ime gjendet disa centimetra mbi tokë, ndërsa këmbët më rrinë sipër. Është goxha vështirë të gjykoj nëse janë duke levituar apo janë të fiksuara në fundin e pseudo-divanit, i cili është i përbërë nga një lloj litari, rripi, ose ndonjë kombinim i penjëve. Sa më gjatë që qëndroj, aq më vështirë, më zor, është.
Shkrim eksperimental shumëgjuhësh nga artan islamaj.
An experimental multilingual text by artan islamaj.
Pasthirrma moderne | nga Antigonë Isufi
Nga kati përdhesë dëgjohen pallavra mashkullore. Po flasin për “epërsinë” e tyre ndaj botës. Po mos të më rrëzohej kupa, me siguri do ia dërgoja ca gota me verë. Të paktën të flasin gjepura si të pirë, se esëll nuk durohen dot.
Kthimi në katun | nga Mehdi Sejdiu
Kur u ktheva pas shumë vitesh vërejta që shumëçka kishte ndryshuar në katun. Livadhet — që në fëmijërinë time ishin të mbushura me bagëti që kullosnin fushën, e me çobanë që luanin lojë me shtaga — tashmë ishin thuajse të zbrazura. Fëmijët e katunit tash luanin videolojra online.
Shqiptari në Xhehenem | nga Doruntina Berisha
Po’, nëse qeky koka xhehnemi nuk koka qaq keq, qysh thojke hoxha i katunit. Po’ tybe pata ni për to që rrenc’ ô. Nuk kom ditë sen’ veç kur m’ka pritë njani stupc n’lul t’ballit, e ma prej asaj dite nuk m’aj n’men sen’. Veç e di që m’kan bô dreqnihane e përte’ dreqnihanev’.
Lindje dhe perëndim | nga Fllanza Hoxha
Erdhi edhe ajo ditë. Përkrah të qarave plot ëmbëlsi të bebes dëgjoheshin edhe të qarat në formë agresioni të zërit urdhëror. Nuk ishte pritur që të ishte vajzë. Për këtë, plot ditë me radhë në shtëpi ishte shpallur zia. Të shkretat, qanin e bënin pellg lotësh. E sodisnin nga larg të bijëzën dhe të motërzën, duke dashur ta merrnin në krahë e të ngroheshin pranë saj. Ishte aq e vogël, si drita në fund të një tuneli. Për fatin e saj, as nuk e pagëzuan. Mbeti vajzë pa emër.
Three poems by Liri Hashani – Lirka, accompanied by an audio recording of crackles. to be heard during the reading.