pjerrëtas | nga artan islamaj
Koka ime gjendet disa centimetra mbi tokë, ndërsa këmbët më rrinë sipër. Është goxha vështirë të gjykoj nëse janë duke levituar apo janë të fiksuara në fundin e pseudo-divanit, i cili është i përbërë nga një lloj litari, rripi, ose ndonjë kombinim i penjëve. Sa më gjatë që qëndroj, aq më vështirë, më zor, është.