Arnautistan Noir / Botimi Shqip

8.00 

Në një univers të realitetit alternativ, ku Perandoria Osmane nuk u shpërbë por u transformua në Konfederatë, pas më shumë se një shekulli e gjysmë, në njërin prej shtettheve të saj, në Arnautistan, ka filluar të zihet belája.

Category:

Description

Ndiqni Detektiv Sami Kaleollin rrugëve të Prizrenit, kryeqytetit të Arnautistanit, ku takon personazhe magjepsëse gjersa e hulumton rastin i cili mund të jetë fija që do të mund ta shthurte konspiracionin që shtrihet që prej rrugicave të zhyllta e deri te vilat aristokrate.
“Gjithmonë ia fillon me naj vrasje” është episodi i parë i “Arnautistan Noir-it” që vjen si dy botime të veçanta, njëri në anglisht dhe tjetri në shqip. Këto stripa mund t’ju duken identike për nga ilustrimet, por gjuhët e ndryshme u japin tregimeve të tyre ngjyrime shtesë, sikur të ishin dy universe paralele.
Ky botim, gjithashtu, vjen me përmbajtje shtesë, si posteri me ilustrime nga Ardi Shishko dhe esetë nga Artrit Bytyçi: “Në lavdërim të lojërave donkishoteske”, “Njohja e vetes përmes realitetit alternativ”, dhe “Gjuha e Arnautistanit”. Çdo skenë e tregimit shoqërohet nga kolona zanore posaçërisht e kompozuar nga Liburn Jupolli.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Arnautistan Noir / Botimi Shqip”

Your email address will not be published. Required fields are marked *