2026:

“Në kërkim të formave të reja të rrëfimit – StoryLab”
KultOra – 4 Korrik 2026
“Vajtëm te StoryLab, një iniciativë me në krye Artrit Bytyçin e që eksploron këto forma karshi edhe përmbajtjes që sjellin. […] Qëllimet kryesore të StoryLab janë eksplorimi i formave tradicionale dhe të reja përmes praktikës, hulumtimit dhe edukimit.”
Shikoni më shumë këtu:

“Rrëfimet e përballjes me plagët, kujtesën e realitetin në garën kombëtare të “DokuFestit”
Koha.net – 11 Gusht 2026
“Janë pesë rrëfime të ndryshme kinematografike, por me një pikë të përbashkët: përballjen e individit me plagët, kujtesën dhe realitetet që e kanë formësuar shoqërinë. […] Programin e mbrëmjes e ka përmbyllur “Mirupafshim në Kosovën e lirë” i Durim Klaiqit, një film i ndërtuar mbi videoincizime të vjetra të vitit 1998, kur Agroni dhe Fitnetja kurorëzojnë dashurinë e tyre në Augsburg të Gjermanisë. Fitnetja është tezja e regjisorit.”
Lexoni më shumë këtu:

“Është hapur ekspozita ‘anGjelus Novus’ e Arianit Laknës në Open Art Gallery në Prishtinë”
Telegrafi Video Blog – 19 Korrik 2026
“Kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme, sepse afron një publik tjetër dhe një brez tjetër me artin bashkor në një galeri e cila në dy vitet e fundit ka eksperimentuar shumë, por ka krijuar edhe një stabilitet në artin bashkor, në skenen alternative, por të qëndrueshme të Prishtinës”
Shikoni më shumë këtu:

“Reflektimi mbi ekspozitën ‘Angjelus Novus’ – Mirëmëngjesi Kosovë 19.07.2026”
RTK – 19 Korrik 2026
“Ekspozita trajton marrëdhënien mes së kaluarës, së tashmës dhe së ardhmes, duke e vendosur njeriun përballë sfidave të kohës moderne.”
Shikoni më shumë këtu:

“Reflektim mbi ekspozitën ‘AnGjelus Novus’ – Mirëmëngjesi Kosovë 17.07.2026”
RTK – 17 Korrik 2026
“Në Open Art Gallery është hapur ekspozita Angelus Novus e artistit Arianit Lakna. Kjo ekspozitë sjell një reflektim mbi figurën e engjëllit si simbol i historisë, kujtesës dhe përballjes me realitetin e përditshëm. […] Ekspozita fton vizitorët të mendojnë mbi përgjegjësinë individuale dhe kolektive duke e kthyer artin në një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi jetën bashkëkohore. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 8 gusht.”
Shikoni më shumë këtu:

“anGjelus Novus” – Ekspozita e parë personale e Arianit Laknës në Kosovë fton publikun të ndërtojë tregimet përtej kornizës së pictures
KultPlus – 9 Korrik 2026
“Ekspozita propozon një lexim të ri, ku engjëlli i historisë zëvendësohet nga një figurë tjetër, gjeli, i cili nuk shikon pas me dëshpërim, por përballet me të tashmen dhe zgjedh veprimin. Në tekstin kuratorial, Artrit Bytyçi e përshkruan këtë figurë si një “anGjel të Ri”, një hyjni moderne që mishëron etikën e punës, produktivitetin dhe disiplinën.”
Lexoni më shumë këtu:

“Artrit Bytyçi – ‘anGjelus Novus’ mysafir në Afternoon Delight”
Urban FM – 7 Korrik 2026
“Artrit Bytyçi që kësaj rradhe vjen si kurator, […] Ka ardhë në studion e Afternoon Delight-it për me diskutu për një ekspozitë, një ekspozitë të një artisti që ne pernime e duajmë shumë, I kemi veprat e tij këtu në studio. Është fjala për Arianit Laknën, […] Kësaj radhe Arianiti po vjen me një ekspozitë. Ka qenë në ekspozitën e fundit të tij në Gjilan. Kësaj radhe po vjen me një ekspozitë në Prishtinë me një titull goxha interesant, Anxhelus Novus.”

“Ekspozita ‘Angjelus Novus’ hapet në galerinë ‘Open Art’ | Express”
KohaVision – 7 Korrik 2026
“Bisedën e këtij edicioni ku sot të shpalosim detaje rreth ekspozitës së artistit Arianit Lakna ‘Anxhelus’ Novus e cila hapet nesër në galerinë ‘Open Art’. Detaje rreth veprave na i shpalos kuratori i ekspozitës, Artrit Bytyçi.”
Shikoni me shumë këtu:

“Çfarë është një kurator? / flet Artrit Bytyçi”
Dukagjin TV – 3 Korrik 2026
“Kthehemi tash galerisë, ajo që do të mbahet domethënë është e artistit Arianit Lakna, ekspozitë faktikisht që kjo do të bëhet me 8 korrik në Prishtinë […] Edhe të mërkurën qytetarët munden me ardhë nga 7:30.”
Shikoni më shumë këtu:

“Open Art Gallery: A Necessary Space for Prishtina’s Alternative Cultural Scene”
Prishtina Insight – 7 Gusht 2026
“The gallery’s most recent exhibition, anGjelus Novus, by artist Arianit Lakna and curated by Artrit Bytyçi, opened on 8 July 2026 with a live musical performance by Zwada. This combination of visual art, curatorial research, and music demonstrated how the gallery can operate as an interdisciplinary platform rather than a conventional exhibition venue.”
Lexoni më shumë këtu:
2025:

“Çka ndodh në lagjen e artistëve, mbetet në lagjen e artistëve”
Kosovo 2.0 – 21 tetor 2025
“Në fillim të shkurtit të këtij viti, Artrit Bytyçi, artist i pavarur dhe ligjërues i artit, vendosi të marrë një hapësirë në “Ulpianë”, në mënyrë që të mund ta vazhdojë misionin pothuajse pesëvjeçar të laboratorit të rrëfimit, të njohur ndryshe si StoryLab.”
Lexoni më shumë këtu:

“What happens in the artists’ neighborhood stays in the artists’ neighborhood”
Kosovo 2.0 – 21 October 2025
“In early February of this year, Artrit Bytyçi, an independent artist and art lecturer, decided to take up a spot in Ulpiana to continue the almost five-year mission of the storytelling laboratory, otherwise known as StoryLab.”.
Read more here.

“In Between” ndal kohën në Stacionin e Autobusëve dhe në Munih
KOHA – 15 nëntor 2025
“‘In Between’ është konceptuar si tregim paralel mes dy qyteteve që rrallë përfliten bashkë, por që ruajnë brenda vetes ato hapësira të padukshme që nuk gjenden në asnjë guidë. Pikërisht aty e kanë gjetur pikënisjen StoryLab nga Kosova dhe Dasvinzenz nga Gjermania, në atë që nuk duket, në çarjen mes të njohurës dhe të panjohurës.”
Lexoni më shumë këtu:

“In Between” stops time at the Bus Station and in Munich
KOHA – 15 November 2025
“‘In Between’ is conceived as a parallel story between two cities that are rarely mentioned together, but that preserve within themselves those invisible spaces that are not found in any guidebook. This is exactly where StoryLab from Kosovo and Dasvinzenz from Germany found their starting point, in what is not visible, in the gap between the known and the unknown.”
Read more here:

“In Between” ndal kohën në Stacionin e Autobusëve dhe në Mynih
KOHA – 15 nëntor 2025
Shikoni më shumë këtu:

“Memory Jam” në kërkim të veprës digjitale për kujtimet
KOHA – 1 shkurt 2025
“StoryLab – iniciativë ndërdisiplinore për art, shkrim, teknologji, dizajn dhe edukim – bashkë me Shkollën e Arteve Digjitale (SODA) në Universitetin e Manchesterit, synojnë të bëjnë bashkë 20 deri në 30 të rinj që do të punojnë në një vepër digjitale arti. Ajo është ekspozita e ardhshme virtuale që mund të shihet nga publiku i gjerë. Gjithashtu puna e pjesëmarrjeve do të botohet edhe si vepër e shtypur.”
Lexo më shumë këtu:
2024:

Në shtator mbahet punëtoria për shkrimin kreativ – “MemoryLab”
Kallxo – 27 gusht 2024
“Punëtoritë e ‘MemoryLab’ do të përqendrohen në hulumtimin e kujtesës si mjet letrar dhe artistik.
….
Ky program do të përfshijë shkrimet si: memoaret, esetë personale, reportazhet, shkrimet e kritikës, madje edhe tregime fiksioni apo edhe novela grafike që përdorin si bazë kujtimet ose historitë e vërteta-personale.”
Lexo më shumë këtu:
2022:

‘StoryLab’ organizon punëtori për shkrimin fantastiko-shkencor
Kallxo – 30 qershor 2022
“Iniciativa ndërdisiplinare për art dhe kulturë, ‘StoryLab’ do të organizojë një punëtori për shkrimin fantastiko- shkencor.
Për këtë, ‘StoryLab’, si pjesë e ‘Manifesta 14 Prishtina’, fton interesuarit që të aplikojnë për një seri 7-javore të punëtorive të shkrimit kreativ dhe ligjëratave me vëmendje të veçantë në fantashkencë.”
Lexo më shumë këtu:

Manifesta emëron artistët për edicionin e Prishtinës, gati gjysma e tyre nga Kosova
Kallxo – 7 prill 2022
“Manifesta, bienalja e mirënjohur mobile evropiane, e ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e saj të vitit 2022, që do të hapet në Prishtinë më 22 korrik.
…
StoryLab (XK)
….”
Lexo më shumë këtu:
2021:

“Shkrim për kulturë dhe film” – mundësi për eksplorim veprash artistike
KOHA – 5 korrik 2021
“Programi ‘Shkrim për Kulturë dhe Film’, mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC. Punëtoritë e shkrimit organizohen në bashkëpunimin e ‘StoryLab’ që është iniciativë interdisiplinare për art, shkrim, teknologji, dizajn, dhe arsim e bazuar në Prishtinë.”
Lexo më shumë këtu:
2020:

Shkrimtari Artrit Bytyçi me punëtori për shkrimin kreativ
Kallxo – 6 tetor 2020
“Në një prononcim për Kallxo.com, krijuesi Bytyçi ka thënë se punëtoria do të fokusohet në prozë (fiction dhe nonfiction): tregim, fragment romani, ese personale, fragment memoari, apo çfarëdo eksperimenti që ka të bëj me prozë. Kësaj here, sipas tij, punëtoria nuk do të përfshijë poezinë.”
Lexo më shumë këtu: