Shkolla e Cineks-it hapë thirrjen për programin: Shkrim për Kulturë dhe Film

Instituti Undesignate dhe Shkolla e Cineks-it në bashkëpunim me StoryLab kanë hapur thirrjen për programin “Shkrim për Kulturë dhe Film” i cili integron një seri ligjeratash dhe punëtorish të cilat synojnë të zhvillojnë aftësitë e shkrimit për kulturë dhe film. Ky program synon zhvillimin e aftësive për të kritikuar dhe analizuar në mënyrë koherente veprat kinematografike dhe artistike. Ligjeratat e ndryshme kanë për qëllim t’i ndihmojnë pjesëmarrësve t’i shohin filmat dhe veprat artistike nga këndvështrime shoqërore, filozofike, antropologjike dhe artistike.

“Programet e Cineks-it e adresojnë edukimin kulturorë në dy aspekte. Një, përmes ofrimit të arsimimit kualitativ interdisciplinor dhe të përqëndruar për të rinjtë. Dhe dy, edukimin e përgjithshëm përmes blogjeve, video eseve, artikujve dhe dokumentarëve kreativ që do të publikohen dhe shpërndahen çdo javë për publikun nga Cineks.com.” tha drejtori i programeve tek Instituti Undesignate dhe Cineks-i, Lum Çitaku.

Nita Luci, Lura Limani, Lum Citaku, Norika Sefa, Fatmir Mustafa – Karllo, Liburn Jupolli, Shpetim Selmani, janë vetëm disa nga shkrimtarët, artistët dhe profesorët që do të trajtojnë tema duke filluar nga arti, kultura, antropologjia, feminizmi, teoria e filmit, kritika, aktrimi, muzika, letërsia, dhe filozofia.

“Çka e veçon këtë program të parë”, thotë Artrit Bytyçi nga StoryLab, në bashkëpunim me të cilin është zhvilluar programi, “është mënyra se si i kemi strukturuar punëtoritë dhe ligjëratat. Për të shkruar efektivisht për film, një krijues duhet të dijë ta dekodoj gjuhën e filmit, të ketë njohuri për artin e fotografisë, muzikës dhe aktrimit. Poashtu është mirë të mësohet arti i të intervistuarit. Nëse shkruan për film, intervista me një aktore apo regjisore do të shtojë një dimension shtesë të interpretimit të filmit.”

Në fund të seminarit dhe serisë së ligjëratave, krijuesit pjesëmarrës do ta kenë nga një shkrim të gatshëm për botim në Blog-un e Cineks-it, si dhe të paktën dy tekste në zhvillim për t’u botuar në muajt në vijim.

Progami është falas.

Shkolla e Cineks-it mbështetet nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC

Afati për aplikim është deri me 12 Korrik dhe formulari për aplikim gjendet në webafqen e Cineks.com me poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *