Revistëza

8.00 

“Revistëza” është zina e parë nga StoryLab që përmban tregime, publicistikë, poezi, dhe gjithçfarë eksperimentesh tjera letrare e artistike. Me kryeredaktor Artrit Bytyçi-n ajo përmbanë shkrime nga Agnesa Mehanolli, Antigonë Isufi, Arbër Selmani, artan islamaj, Doruntina Berisha, Fllanza Hoxha, Liri Hashani, Malisa Zymberi, dhe Mehdi Sejdiu, si dhe ilustrime e vepra arti nga artan islamaj, Doruntina Berisha. Erita Vetima, Fitim Haziri, Fortuna Gashi, Liri Hashani, Rina Sadiku, Vesë Hyseni, dhe Zana Begolli.

Category:

Description

 

Shkrimet e “Revistëzës” kanë dalë nga furra e “laboratorit të shkrimit dhe botimit”, puntorisë së parë nga StoryLab të mbajtur mu në pikun e pandemisë, nga nëntori 2020 deri në janar 2021.

Në shikim të parë ky botim mund të duket si një kaos temash, stilesh e zhanresh letrare. Sidoqoftë të gjitha shkrimet së bashku krijojnë një tërësi tematike që reflekton mendësinë dhe sfidat shoqërore të kohës dhe hapësirës (gjeografike dhe mendore) – në të cilën janë shkruar.

Të gjitha shkrimet përpiqen të eksplorojnë tematikën e identitetit – qoftë kombëtar, transnacional, personal, gjinor, shoqëror etj. – dhe ta ndriçojnë atë thënien e lashtë të shkruar mbi hyrjen e Tempullit të Delfit: “Njihe veten”.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Revistëza”

Your email address will not be published. Required fields are marked *