Aplikoni në MemoryLab

Click here for English

StoryLab, ju fton për të aplikuar në një seri punëtorish dhe ligjeratash  5-javore të shkrimit kreativ me fokus në non-fiction, në fund të të cilave pjesëmarrësit do të kenë një shkrim të gatshëm për botim në zinën e ardhshme të StoryLab.

Punëtoritë e MemoryLab do të përqendrohen në hulumtimin e kujtesës si mjet letrar dhe artistik.

Nëse jeni të apasionuar pas memoareve, eseve personale, reportazheve, shkrimeve kritike, trillimeve ose romaneve grafike që përdorin kujtime dhe histori të vërteta/personale — ose ndonjë eksperiment hibrid që i përzien të gjitha — atëherë MemoryLab është vendi për t’i shkruar dhe rafinuar tregimet tuaja.

Thuhet se kujtimet janë lënda e parë për tregime, art, dhe vepra tjera kreative. Por, kujtimet nuk janë statike e të pagabueshme. Sipas studimeve të fundit, sa herë që kujtojmë diçka rrezikojmë ta modifikojmë atë kujtim. Megjithatë, është kjo bashkësia e kujtimeve tona (ndër gjërat tjera) që krijon atë që ne quajmë ndërgjegje.

Pra, kujtimet – qofshin reale ose të imagjinuara – janë mjet i përkryer letrar për rrëfim, personazhe, përshkrime, etj. Dhe mbi të gjitha, kujtimet i japin tregimeve një dorë “vërtetësie”.

 
Koha dhe vendi:

Ky program 5-javor do të përfshijë punëtori të shkrimit kreativ, ligjërata, e diskutime në grup. Punëtoritë dhe ligjëratat do të mbahen fizikisht në Prishtinë.

Për lehtësi të pjesëmarrësve tanë ndërkombëtarë, do të ofrojmë gjithashtu mundësinë për të ndjekur punëtoritë online.

Programi pritet të fillojë në fillim të shtatorit 2024 dhe të përfundojë në mes të tetorit 2024.

Formati:

Punëtoria e shkrimit kreativ do të drejtohet nga Artrit Bytyçi, M.F.A. në Shkrim Kreativ nga the New School në New York City.

Krahas punëtorive, StoryLab do të organizojë gjithashtu një seri ligjëratash, ku do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me eksplorimin e mënyrave të përdorimit të kujtesës në letërsi, art, shoqëri, kulturë, etj.

Programi do të zgjasë për rreth tetë seancash, me rreth 10-14 pjesëmarrës, dhe do të takohemi dy herë në javë.

Çfarë të prisni:

Dy javët e para do të fokusohen në artin e non-fiction. Ku do të përfshihen diskutimet dhe ligjëratat mbi zanatin e të shkruarit, eksplorimin e autorëve të ndryshëm, dhe metodat e tyre. Për çdo klasë, pjesëmarrësve do t’u caktohen edhe detyra të shkurtra e lexime.

Gjatë kësaj kohe do të kemi edhe punëtori dhe ligjërata ndërdisiplinare në artin konceptual, sociologji/antropologji, psikologji, shkenca, e fusha tjera që shqyrtojnë kujtesën nga kënde të ndryshme.

Dy javët e fundit do të përqëndrohemi në zanatin e krijimit, ku për çdo takim 2-3 pjesëmarrës do të dërgojnë tekstet e tyre paraprakisht, të cilat do të redaktohen nga pjesëmarrësit e tjerë përmes komenteve, sugjerimeve, dhe kritikave konstruktive.

Tekstet e dërguara mund të jenë në shqip dhe/ose anglisht.

Tekstet nga punëtoria do të mblidhen dhe do të botohen në zinën e StoryLab.

Aplikimi:

Ky program është falas për pjesëmarrësit.

Ju lutemi sigurohuni që të aplikoni përpara afatit: 26 gusht 2024. Afati është zgjatur deri më: 4 shtator 2024.

Klikoni këtu për të plotësuar Aplikimin

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na shkruani në info@storylab.al ose KosovoStoryLab@gmail.com

Ky program u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *