**Afati i aplikimit zgjatet deri më 25 Tetor**
Përshëndetje prozatorë,
Ju ftojmë të mirrni pjesë në serinë e punëtorive të shkrimit kreativ me Artrit Bytyçi-n. Punëtoria do të fokusohet në prozë (fiction dhe nonfiction): tregim, fragment romani, ese personale, fragment memoari, apo çfardo eksperimenti që ka të bëj me prozë. (Kësaj here nuk do të fokusohemi në poezi.)
Puëtoria do të mbahet gjatë 6 sesioneve, me rreth 10-15 pjesëmarrës, që do të takohen çdo 1-2 javë (në Prishtinë ose/dhe online). Punëtoria do të udhëhiqet nga Artrit Bytyçi, M.F.A. në Creative Writing nga The New School në New York City.
Shkrimet mund të jenë në shqip dhe/ose anglisht.
Sesionet do të mbahen në stil të punëtorive të Creative Writing Program të The New School në New York dhe, pos tjerash, do të përmbajnë: diskutim dhe ligjërata për “zanatin” e shkrimit, diskutim të punimeve të pjesëmarrësve me komente, sygjerime, dhe kritika; diskutim të shkrimeve nga autorë të ndryshëm dhe metodave të përdorura nga ta. Për çdo sesion, pjesëmarrësit do të bëjnë detyra shkrimi dhe lexime të cekura paraprakisht në syllabusin e punëtorisë.
Në fund të punëtorisë, shkrimet do të botohen në shtyp dhe online, dhe do të prezantohen gjatë një eveniment letrarë (“live” ose “online”).
Aplikimi:
Punëtoria është e hapur për shkrimtarë dhe artistë mbi 18 vjeç. Kriter kryesorë për pjesëmarrje do të jetë kualiteti i shkrimit.
Rekomandohet përvojë e mëparshme në shkrime kreative, ngaqë punëtoria është e paraparë të jetë e nivelit të mesëm-lartë.
Afati i fundit për aplikim: 15 Tetor 2020. Klikoni këtu për të plotësuar aplikimin.
Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në kosovostorylab@gmail.com
Ky projekt është pa pagesë për pjesëmarrësit dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës.
Comment (2)
Rajmonda Hoti| October 14, 2020
Ju lutem ti rregulloni problemet teknike te faqes per shkak se linku per aplikim nuk punon.
Faleminderit per mirekuptim!
artrit| October 14, 2020
Faleminderit Rajmonda. Kërkojmë falje për këtë problem teknik. Tani do të duhej të bëj — kur klikoni hapet google form (dhe duhet të jeni të kyçur në gmail-in tuaj)