Punëtori: Ushqimi në Tryezat Tona

StoryLab ka nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunojë me kolegët tanë nga Kosovo Calling Ethnography Project. Aplikoni për Punëtoritë e tyre:

Thirrja e Kosovës është iniciativë që ka marrë për detyrë dokumentimin e praktikave tradicionale dhe bashkëkohore kulturore midis komuniteteve të ndryshme të Kosovës. Projekti është mbështetur nga KUSA dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, Kosovë.
Ne mirëpresim aplikime nga studentë të të gjitha fushave dhe nga të gjitha komunitetet, veçanërisht ata që kan pasur më pak mundësi për të marrë pjesë në këso lloj aktivitetesh në të kaluarën. Për tu marrë në konsideratë, ju duhet:

  • Duhet të jeni studentë i avancuar i universitetit ose i sapo diplomuar që jeton në Kosovë.
  • Duhet të keni një nivel të mirë të të kuptuarit dhe të folurit në gjuhën angleze.
  • Duhet të shfaqni interes për etnografinë dhe praktikat kulturore.
  • Tregoni gatishmëri për të mësuar teknikat krijuese të dokumentimit.
  • Jini të përkushtuar për të marrë pjesë në të tre punëtoritë.
  • Jini të gatshëm të punoni në një projekt multimedial bashkëpunues.

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni dhe dorëzoni formularin më poshtë. Afati i fundit për aplikime është 17 Shkurt 2021. Aplikantët e suksesshëm do të informohen përmes postës elektronike menjëherë pas përfundimit të afatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *