Aplikoni për Programin: Shkrim për Kulturë dhe Film

Instituti Undesignate dhe Cineks, në bashkëpunim me StoryLab, ju ftojnë të aplikoni për një seri ligjeratash dhe punëtorish të cilat synojnë të zhvillojnë aftësitë e shkrimit tuaj për kulturë dhe film. Qoftë kritikë, letërsi artistike, shkrim kreativ, gazetari, tekste me fokus akademik, blogje ose ndonjë eksperiment që i kombinon që të gjitha — Kjo është hapësira për ju.

Ky program 6-javor përveç që do të përqëndrohet në artin e të shkruarit, ai gjithashtu synon zhvillimin e aftësive për të kritikuar dhe analizuar në mënyrë koherente veprat kinematografike dhe artistike. Për të arritur këtë ne kemi planifikuar një seri ligjeratash me tema të ndryshme që t’ju ndihmojnë t’i shihni filmat nga këndvështrimet shoqërore, filozofike, antropologjike dhe artistike. Punëtoria gjithashtu do të hap rrugë që ju të angazhoheni të shkruani për ne dhe blogun tonë, dhe t’ju japë mundësinë për të fituar përvojë e për të krijuar lidhje profesionale.

Në fund të seminarit dhe serisë së ligjëratave, do të keni një shkrim të gatshëm për botim në Blog-un e Cineks.com, si dhe të paktën dy tekste në zhvillim për t’u botuar në muajt në vijim. Qëllimi ynë është që pjesëmarrësit të angazhohen dhe kompensohen për shkrimet e tyre, duke u bërë kështu bashkëpuntorë tanë.

Formati: 

Ky program 6-javor përfshin punëtori me shkrim, leksione, diskutime dhe përvoja mësimore interaktive / gjithëpërfshirëse.

Nita Luci, Lura Limani, Lum Çitaku, Norika Sefa, Fatmir Mustafa – Karllo, Liburn Jupolli, Shpëtim Selmani, janë vetëm disa nga shkrimtarët, artistët dhe profesorët e shquar që do të trajtojnë tema duke filluar nga arti, kultura, feminizmi, teoria e filmit, kritika, aktrimi, muzikë, letërsi, filozofi.

Punëtoritë e shkrimit do të drejtohen nga shkrimtari ynë rezident, Artrit Bytyçi nga StoryLab.

Aplikacioni:

Ju lutemi sigurohuni që të aplikoni para afatit të fundit me 8 Korrik, 2021. Afati është zgjatur deri më 12 Korrik, 2021
Klikoni këtu për ta plotësuar aplikacionin.

Ky program është pa pagesë për pjesëmarrësit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na shkruani në cineks@undesignate.com

Platforma dhe shkolla e Cineks-it është krijuar nga Institute Undesignate.
Ky program mbështetet nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC
Punëtoritë e shkrimit organizohen me bashkëpunimin e StoryLab.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *