Ftoheni në In Between | Në mes | Dazwischen

Jeni të ftuar përzemërsisht në

In Between | Në mes | Dazwischen
ekspozitë | ndodhi | performancë | ushqim | muzikë

StoryLab nga Kosova dhe dasvinzenz nga Gjermania ju ftojnë në “In Between | Në mes | Dazwischen”, një sërë evenimentesh që së bashku rrëfejn tregimin e dy qyteteve – Mynihut dhe Prishtinës – përmes ekspozitës, ndodhisë, performancës, ushqimit, e muzikës.

“Në mes” përqëndrohet në gjiërat që shpesh anashkalohen prej udhërrëfimeve zyrtare. Për çdo aspekt të dukshëm të qytetit, (shpesh) ekziston një “mes” i padukshëm për të cilin nuk ka guida zyrtare: Për ta njohur atë, duhet të lexojjmë në mes të rreshtave. Ky “mes” është një copë kohe (dhe hapësire) ku e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja bashkëjetojnë. Është një hapsirë mesvendore që e bën secilin prej këtyre qyteteve të veçantë.

Evenimentet do të ndodhin njëkohësisht në Prishtinë dhe Mynih, për dy ditë: Të premten më 14 nëntor dhe të shtunën më 15 nëntor 2025.

Teksa evenimenti i Mynihut përfshin një seri performancash artistike që do të ndodhin përbrenda një autobusi në lëvizje, evenimentet e Prishtinës do të ndodhin në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, mu në mes ku publiku dhe udhëtarët bëhen një.

Orari i evenimenteve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë:

E premte, 14 nëntor, ora 19:00-21:00
"Well For Fountain" - performancë nga Valdrin Thaqi & Svenja Schafer
Eksperiencë kulinare nga Rebeca Werkmann
"Interstitial Ghosts" - instalacion interaktiv nga Futur Studio

E shtunë, 15 nëntor, ora 19:00-21:00
Muzikë nga Zwada
"Interstitial Space" - instalacion interaktiv nga Futur Studio

Vendndodhja:
Stacioni i Autobusëve, Prishtinë, Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *