
Përshëndetje të gjithëve, takimi i radhës i Komikos Comics Club është më 31 tetor, të shtunën (Halloween), nga ora 18:00 në Storylab në Ulpianë!
Për këtë edicion të Halloween dhe për të gjitha takimet e ardhshme, klubi është i hapur edhe për animatorë dhe ilustrues që dëshirojnë të prezantojnë punën e tyre dhe të marrin feedback. Në këtë edicion po organizojmë edhe një Garë të Kostumeve! Fituesi/ja do të zgjidhet gjatë takimit dhe do të fitojë një shpërblim prej 5 komikave!
Ilustrimi nga @eldillustrations
Të gjithë janë të mirëseardhur, hajdeni, visheni kostumin tuaj dhe shijojeni takimin 🙂