StoryLab nga Kosova dhe dasvinzenz nga Gjermania ftojnë artistë nga Kosova të aplikojnë me një vepër të performancës artistike për ekspozitën e rradhës të titulluar “In Between | Në mes | Dazwischen” që do të ndodhë njëkohësisht në Prishtinë dhe Mynih nga 14 deri më 16 nëntor 2025.
Vendi dhe koha
Data e performancës: E premte, 14 nëntor 2025
Lokacioni i performancës: Stacioni i autobusëve, Prishtinë
Koncepti i ekspozitës
“Në mes” është eveniment që përfshinë ekspozitë, performancë, e ndodhi që së bashku tregojnë historinë e dy qyteteve – Mynihut dhe Prishtinës – përmes eksplorimit të peizazheve urbane, artit, kulturës dhe realiteteve socio-politiko-ekonomike.
Tema e Performancës
Shpresojmë që performanca artistike jo vetëm do të shqyrtojë lidhjen mes Prishtinës dhe Mynihut, por gjithashtu të eksplorojë tematikat si “Pragjet e ritualet”, “Tranzicionet”, dhe/ose “Transformimet”.
Si të aplikoni
Afati i aplikimit: 13 tetor 2025
Ju lutem na dërgoni email tek info@storylab.al me informatat e mëposhtme:
- Koncept propozimin e performancës (300-500 fjalë)
- Ju lutem shpjegoni nëse ka ndonjë nevojë specifike/speciale për produksion
- Opsionale: përfshini diagrame, foto, dhe/ose vizatime relevante që do të ndihmonin në vizualizimin dhe ilustrimin e konceptit të performancës.
- Një biografi të shkurtë (deri në 200 fjalë)
- Portfolion e punëve artistike
- Propozimin e buxhetit
- 1,000 euro bruto, ku përfshihen pagesa(t) e artistit dhe çmimet e produksionit (nëse ka)
- Ju lutem të shpjegoni qartë shprëndarjen e këtyre fondeve
