Aplikoni me performancë artistike

StoryLab nga Kosova dhe dasvinzenz nga Gjermania ftojnë artistë nga Kosova të aplikojnë me një vepër të performancës artistike për ekspozitën e rradhës të titulluar “In Between | Në mes | Dazwischen” që do të ndodhë njëkohësisht në Prishtinë dhe Mynih nga 14 deri më 16 nëntor 2025.

Vendi dhe koha

Data e performancës: E premte, 14 nëntor 2025

Lokacioni i performancës: Stacioni i autobusëve, Prishtinë

Koncepti i ekspozitës

“Në mes” është eveniment që përfshinë ekspozitë, performancë, e ndodhi që së bashku tregojnë historinë e dy qyteteve – Mynihut dhe Prishtinës – përmes eksplorimit të peizazheve urbane, artit, kulturës dhe realiteteve socio-politiko-ekonomike.

Tema e Performancës

Shpresojmë që performanca artistike jo vetëm do të shqyrtojë lidhjen mes Prishtinës dhe Mynihut, por gjithashtu të eksplorojë tematikat si “Pragjet e ritualet”, “Tranzicionet”, dhe/ose “Transformimet”.

Si të aplikoni

Afati i aplikimit: 13 tetor 2025

Ju lutem na dërgoni email tek info@storylab.al me informatat e mëposhtme:

  • Koncept propozimin e performancës (300-500 fjalë)
    • Ju lutem shpjegoni nëse ka ndonjë nevojë specifike/speciale për produksion
    • Opsionale: përfshini diagrame, foto, dhe/ose vizatime relevante që do të ndihmonin në vizualizimin dhe ilustrimin e konceptit të performancës.
  • Një biografi të shkurtë (deri në 200 fjalë)
  • Portfolion e punëve artistike
  • Propozimin e buxhetit
    • 1,000 euro bruto, ku përfshihen pagesa(t) e artistit dhe çmimet e produksionit (nëse ka)
    • Ju lutem të shpjegoni qartë shprëndarjen e këtyre fondeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *