Duke kuptuar rëndësinë e hapësirave publike, ju prezentojmë “StoryLab Communities”, ku njerëzit mund të vijnë dhe të përdorin hapësirën e StoryLab per aktivitete, mbledhi, takime komunitetit, etj.
Duke pasur parasysh mungesën e hapësirave publike në Prishtinë, dëshirojmë t’i hapim dyert për studentë, klube, artistë, grupe joformale, punonjës të kulturës, kolektive të ndryshme, organizata ekzistuese apo në ndërtim e sipër, etj.
Tani nuk keni më arsyetime për ta shtyer atë mbledhjen apo ndodhinë e rradhës!
Ngjarjet mund të jenë të përsëritshme apo të ndodhin vetëm një herë.
Për fillim, në dispozicion për komunitetin janë ditët e marte dhe të enjte, nga ora 15:00 deri në orën 18:00.
Ju lutem të na njoftoni të paktën një javë më herët.
Për të aplikuar, plotësoni formularin online, apo na dërgoni një email me detaje tek info@storylab.al
___
“StoryLab Communities” aktualisht nuk merr asnje grant apo financim publik, dhe mbështetet krejtësisht nga dedikimi i ekipit të StoryLab.
Nëse ju pëljnë gjërat që bëjmë dhe dëshironi të kontribuoni e të na ndihmoni për të vazhduar në këtë drejtim, ju lutemi na kontaktoni në info@storylab.al