Kontribojmë në arkivën digjitale të viteve të 90-ta në Kosovë – Event nga Wikimedianët e gjuhës shqipe

Me 29 prill prej orës 14:00, po mblidhemi në StoryLab për me diskutu rreth arkivave digjitale, promovimit të dijes së lirë dhe të skenojmë e publikojmë foto në platformën e Wikimedia Commons. Synimi ynë është që të dokumentojmë, ndajmë dhe ndërtojmë një arkiv publik digjital të kujtimeve e përjetimeve nga vitet e 90-ta në Kosovë.

Nëse keni albume familjare, fotografi personale ose materiale audiovizuale nga vitet e 90-ta, ky është momenti i duhun t’i ndajmë ato me të tjerët, dhe t’i bëjmë të qasshme për krejt botën.

Ky event mbahet në kuadër të fushatës “Të 90-tat”, organizuar dhe implementuar nga “Wikimedianët e Gjuhës Shqipe” dhe zhvillohet në kuadër të programit “Storylab Communities”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *