Punëtori për Libërlidhje

Ejani për punëtorinë tonë 2 javore për lidhjen e librave. Në këtë punëtori, do t’ju prezantojmë me artin e lidhjes së librave dhe do t’ju udhëzojmë në proçesin e lidhjes dhe qepjes Koptike. Në fund do të keni një fletore të përfunduar, të punuar me dorë.

Në dy sesionet e para do të mësoni bazat e ldihjes së librave dhe do të filloni të qepni librin tuaj.

Në sesionin e tretë do të krijoni kopertinën tuaj të personalizuar dhe do të mësoni se si ta bashkangjisni atë në fletore.

Punëtoria do të drejtohet nga Vjosa Maxhuni, e diplomuar në Dizajn Komunikimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Düsseldorf, Gjermani.

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme. Aplikoni deri më 11 maj 2026, vendet janë të kufizuara. Ky program është falas për pjesëmarrësit.

Sesioni 1: E shtunë, 16 maj 2026, 12:00 – 14:00
Sesioni  2:  E diel, 17 maj 2026, 12:00 –  14:00
Sesioni  3:  E shtunë  , 23 maj 2026, 12:00 – 14:00

Në hapësirën e StoryLab, Sheshi artistëve, Prishtinë

Aplikoni këtu.

Bookbinding Workshop

Join us for our 2-week bookbinding workshop. In this workshop, we’ll introduce you to the art of bookbinding and guide you through the Coptic binding stitch. By the end, you’ll have a finished, handmade notebook.

In the first two sessions, you’ll learn the fundamentals of bookbinding and begin sewing your own book. In the third session you will create your personalized cover and learn how to attach it to the notebook.

Sessions will be led by Vjosa Maxhuni, graduate student in Communication Design at the University of Applied Sciences in Düsseldorf, Germany.

No previous experience is needed. Apply until 11-May-2026, limited spots. This program is free for participants.

Session 1: Saturday, 16 May 2026, 12:00 – 14:00
Session 2:  Sunday, 17 May 2026, 12:00 – 14:00
Session 3: Saturday, 23 May 2026, 12:00 – 14:00

At StoryLab space, Artists’ Square, Prishtina

Apply here.

Kontribojmë në arkivën digjitale të viteve të 90-ta në Kosovë – Event nga Wikimedianët e gjuhës shqipe

Me 29 prill prej orës 14:00, po mblidhemi në StoryLab për me diskutu rreth arkivave digjitale, promovimit të dijes së lirë dhe të skenojmë e publikojmë foto në platformën e Wikimedia Commons. Synimi ynë është që të dokumentojmë, ndajmë dhe ndërtojmë një arkiv publik digjital të kujtimeve e përjetimeve nga vitet e 90-ta në Kosovë.

Nëse keni albume familjare, fotografi personale ose materiale audiovizuale nga vitet e 90-ta, ky është momenti i duhun t’i ndajmë ato me të tjerët, dhe t’i bëjmë të qasshme për krejt botën.

Ky event mbahet në kuadër të fushatës “Të 90-tat”, organizuar dhe implementuar nga “Wikimedianët e Gjuhës Shqipe” dhe zhvillohet në kuadër të programit “Storylab Communities”

___. (blank) Collective Talks – Nietzche mbi artin

Si pjesë e programit tonë StoryLab Communities, ju ftojmë të merrni pjesë në evenimentin nga ___. Collective, me temë: Nietzche mbi artin.

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se ___. (Blank) Collective po fillon degëzimin e parë të ngjarjeve publike të ___. Talks. Këto ngjarje synojnë të shtyjnë përpara diskutime të reja në art, kulturë, kritikë dhe teori brenda skenës në Kosovë.☄️

Më 15 prill, nga ora 18:00, në StoryLab në Prishtinë, Leon Sylejmani do të mbajë sesionin e parë me titull: “Arti do të na shpëtojë nga e vërteta: Nietzsche mbi artin”. Prezantimi do të trajtojë mënyrën se si Friedrich Nietzsche e koncepton artin, si dhe rolin që ky koncept luan përbrenda filozofisë së tij. Diskutimi do të nisë nga idetë e hershme të paraqitura në “Lindja e Tragjedisë”, do të vazhdojë përmes “Vullneti për Fuqi” dhe “Gjenealogjia e Moralit”, dhe do të kulmojë me veprën “Kështu foli Zarathustra”.

Përmes këtij prezentimi synohet të ndërtohet një bazë konceptuale për të kuptuar më thellë mendimin filozofik të Nietzsche-s dhe raportin e tij me artin.

Ju mirëpresim!

Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe.
Lokacioni: StoryLab, Rruga Egnatia 63, Prishtinë
Data dhe ora: 15 prill, 18:00

//

Leon Sylejmani është student në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Filozofi në Universitetin e Prishtinës, me fokus në filozofinë e gjuhës, metafizikës, fenomenologjisë dhe estetikës. Puna e tij akademike udhëhiqet nga një interes i gjerë mbi mënyrën se si gjuha dhe arti formësojnë realitetin përreth nesh. Ai është i angazhuar aktivisht në art si kryeredaktor i revistës së kolektivit ___. ku merret me teoretizimin dhe prezantimin e artit bashkëkohorë në Kosovës. Jashtë kësaj, ai luan bass në dy bende, duke ruajtur një lidhje të fortë me muzikën si formë shprehjeje. Gjatë rritjes, Leoni ishte i tërhequr nga dizajni grafik dhe kaloi kohë duke eksploruar programimin, përvoja që vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ai i qaset sot si artit ashtu edhe teorisë.