
Ejani për punëtorinë tonë 2 javore për lidhjen e librave. Në këtë punëtori, do t’ju prezantojmë me artin e lidhjes së librave dhe do t’ju udhëzojmë në proçesin e lidhjes dhe qepjes Koptike. Në fund do të keni një fletore të përfunduar, të punuar me dorë.
Në dy sesionet e para do të mësoni bazat e ldihjes së librave dhe do të filloni të qepni librin tuaj.
Në sesionin e tretë do të krijoni kopertinën tuaj të personalizuar dhe do të mësoni se si ta bashkangjisni atë në fletore.
Punëtoria do të drejtohet nga Vjosa Maxhuni, e diplomuar në Dizajn Komunikimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Düsseldorf, Gjermani.
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme. Aplikoni deri më 11 maj 2026, vendet janë të kufizuara. Ky program është falas për pjesëmarrësit.
Sesioni 1: E shtunë, 16 maj 2026, 12:00 – 14:00
Sesioni 2: E diel, 17 maj 2026, 12:00 – 14:00
Sesioni 3: E shtunë , 23 maj 2026, 12:00 – 14:00
Në hapësirën e StoryLab, Sheshi artistëve, Prishtinë
Aplikoni këtu.