Kontribojmë në arkivën digjitale të viteve të 90-ta në Kosovë – Event nga Wikimedianët e gjuhës shqipe

Me 29 prill prej orës 14:00, po mblidhemi në StoryLab për me diskutu rreth arkivave digjitale, promovimit të dijes së lirë dhe të skenojmë e publikojmë foto në platformën e Wikimedia Commons. Synimi ynë është që të dokumentojmë, ndajmë dhe ndërtojmë një arkiv publik digjital të kujtimeve e përjetimeve nga vitet e 90-ta në Kosovë.

Nëse keni albume familjare, fotografi personale ose materiale audiovizuale nga vitet e 90-ta, ky është momenti i duhun t’i ndajmë ato me të tjerët, dhe t’i bëjmë të qasshme për krejt botën.

Ky event mbahet në kuadër të fushatës “Të 90-tat”, organizuar dhe implementuar nga “Wikimedianët e Gjuhës Shqipe” dhe zhvillohet në kuadër të programit “Storylab Communities”

___. (blank) Collective Talks – Nietzche mbi artin

Si pjesë e programit tonë StoryLab Communities, ju ftojmë të merrni pjesë në evenimentin nga ___. Collective, me temë: Nietzche mbi artin.

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se ___. (Blank) Collective po fillon degëzimin e parë të ngjarjeve publike të ___. Talks. Këto ngjarje synojnë të shtyjnë përpara diskutime të reja në art, kulturë, kritikë dhe teori brenda skenës në Kosovë.☄️

Më 15 prill, nga ora 18:00, në StoryLab në Prishtinë, Leon Sylejmani do të mbajë sesionin e parë me titull: “Arti do të na shpëtojë nga e vërteta: Nietzsche mbi artin”. Prezantimi do të trajtojë mënyrën se si Friedrich Nietzsche e koncepton artin, si dhe rolin që ky koncept luan përbrenda filozofisë së tij. Diskutimi do të nisë nga idetë e hershme të paraqitura në “Lindja e Tragjedisë”, do të vazhdojë përmes “Vullneti për Fuqi” dhe “Gjenealogjia e Moralit”, dhe do të kulmojë me veprën “Kështu foli Zarathustra”.

Përmes këtij prezentimi synohet të ndërtohet një bazë konceptuale për të kuptuar më thellë mendimin filozofik të Nietzsche-s dhe raportin e tij me artin.

Ju mirëpresim!

Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe.
Lokacioni: StoryLab, Rruga Egnatia 63, Prishtinë
Data dhe ora: 15 prill, 18:00

//

Leon Sylejmani është student në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Filozofi në Universitetin e Prishtinës, me fokus në filozofinë e gjuhës, metafizikës, fenomenologjisë dhe estetikës. Puna e tij akademike udhëhiqet nga një interes i gjerë mbi mënyrën se si gjuha dhe arti formësojnë realitetin përreth nesh. Ai është i angazhuar aktivisht në art si kryeredaktor i revistës së kolektivit ___. ku merret me teoretizimin dhe prezantimin e artit bashkëkohorë në Kosovës. Jashtë kësaj, ai luan bass në dy bende, duke ruajtur një lidhje të fortë me muzikën si formë shprehjeje. Gjatë rritjes, Leoni ishte i tërhequr nga dizajni grafik dhe kaloi kohë duke eksploruar programimin, përvoja që vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ai i qaset sot si artit ashtu edhe teorisë.

KSci-Fi goes to Washington!

StoryLab is super happy to announce that our publication, Ksci-Fi: New Science Fiction and Fantasy from Kosovo and Beyond, has been selected to be part of a book exchange collaboration between the National Library of Kosovo and the Library of Congress in Washington, D.C.

You can find all our publications at StoryLab space in Prishtina, or at https://storylab.al/shop

Programi eksperimental – Dita 1

Pse të humbasim kohë duke…

…imagjinu distopi tekno-optimiste

e enjte, 5 shkurt 2026, ora 18:00, StoryLab

Në Kosovë, që prej kur jemi përpjekë për shtetësi e pavarësi, kemi tentu me imagjinu të ardhme më të mira. Tash, si shtet i ri, vazhdojmë të imagjinojmë utopi. Në këtë përzgjedhje do të përqëndrohemi në veprat që, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, kanë për temë teknologjinë. Bisedat do të përqëndrohen në çështje shoqërore, etike, morale, si dhe në idenë se utopia kuptohet më qartë përmes shqyrtimit të distopive. 

“Code of Illusion” nga Ard Kelmendi

“Pack up we’re leaving” nga Angola

“Blindspot” nga Panot Mahmutaj

Program eksperimental me vepra audiovizuale

Kino Armata, StoryLab, Termokiss dhe Undesignate Institute prezantojne programin eksperimental me vepra audiovizuale.

Pse të Humbasim kohë duke…

… imagjinu distopi tekno-optimiste

e enjte, 5 shkurt 2026, ora 18:00, StoryLab

… shiku filma eksperimental

e premte, 6 shkurt 2026, ora 19:00 Kino Armata

… diskutu për festival eksperimental

e shtunë, 7 shkurt 2026, ora 17:00, Termokiss

European Solidarity Corps – Infosession

As part of our StoryLab Communities collaboration we invite you to an infosession of the European Solidarity Corps.

Are you 18 – 30 years old and interested in discovering opportunities to volunteer abroad?

We are hosting an infosession at Kosovo StoryLab in Prishtina. Focusing on the European Solidarity Corps (ESC), an EU programme that offers young people the opportunity to join impactful projects across Europe.

Join us on this presentation to learn more about how to be part of this program through Gaia Kosovo.

See you at StoryLab in Prishtina on the 24th of February from 16:00 – 17:00.